CEO i Vitalux: Mobiliteti dhe fleksibiliteti do të jenë pika të forta në të ardhmen

CEO i Vitalux: Mobiliteti dhe fleksibiliteti do të jenë pika të forta në të ardhmen

Vitalux

Vitalux është kompani shqiptare, që operon në fushën e ndriçimit prej vitit 2016. Për të mësuar më shumë rreth kompanisë, trendeve të ndriçimit, materialeve dhe ndikimit të COVID-19 në këtë biznes, ne zhvilluam një intervistë me themeluesin dhe CEO-n e Vitalux, Erion Yzeiri.

Kompania juaj Vitalux, operon në fushën e ndriçimit në Shqipëri, që prej vitit 2016. Si lindi ideja për t’u futur në treg?

Kemi qenë në kërkim të një ideje investimi, ku mund të sillnim diçka ndryshe. Pas një analize të shkurtër të tregut, ideja e një kompanie ndriçimi ishte shumë tërheqëse. Vumë re se tregu kishte prezente shumë kompani ndriçimi, por shumë pak i afroheshin konceptit tonë të mënyrës së të bërit biznes.

Jemi përpjekur të ofrojmë një qasje të re në treg, duke propozuar një proces të tërë bashkëpunimi me klientin, dhe jo thjesht një shitblerje. Ky proces fillon me studimin nga ana jonë të projektit, më pas ofrimin e produkteve sipas rezultatit të studimit, dhe gjithashtu edhe implementimi sipas kërkesës. Gjithçka me garanci dhe suport të vazhdueshëm.

Vitalux është distributor i markave botërore në fushën e ndriçimit si GE Lighting, Edison etj. A ka ndikuar kjo për të depërtuar më lehtësisht në tregun shqiptar?

Bashkëpunimi me markat më të mira të ndriçimit ka qenë ndoshta vendimi më i mirë që kemi marrë. Kemi pasur të garantuar cilësinë me çmimin më të mirë të mundshëm, por më e rëndësishmja eksperienca deri 100 vjeçare e këtyre markave na ka ndihmuar të kapërcejmë çdo sfidë teknike. Nga ana tjetër, na ka ndihmuar të fitojmë besimin e klientëve dhe të realizojmë projekte ambicioze që në muajt e parë të operimit tonë në treg.

Ju keni realizuar ndriçimin e shumë bareve, restoranteve dhe bizneseve. A është klientela juaj e përqëndruar tek bizneset apo ofroni shërbime për këdo?

Parimi ynë i punës ka qenë dhe mbetet fokusimi vetëm në fushën e ndriçimit, por duke ofruar më të mirën në të gjithë gamën e tij. Nisur nga kjo, kemi qenë në gjendje të ofrojmë zgjidhjen më të mirë të ndriçimit si investimeve në biznes, ashtu edhe në objekte banimi.

Cilat lloje ndriçimesh janë trend dhe kërkohen më shpesh?

Spotet e ndryshme janë trend i viteve të fundit dhe veçantia e këtij viti është se ata tani montohen vetëm me kapëse magnetike në struktura të ndryshme duke i dhënë mundësi klientit të bëhet vetë kompozuesi i ndriçuesit pa qenë nevoja e një profesionisti. Një tjetër produkt janë ndriçuesit profil, në ato projekte ku duhet të kombinohet dizajni i thjeshtë, me cilësinë dhe orët e zgjatura të punës. Ndërsa ndriçimi i fshehur me shirit LED, është prezent në çdo projekt.

Po përsa u përket materialeve, cilat përdorni kryesisht në objektet e ndriçimit?

Tregu ndryshon vit pas viti, dhe për këtë vit do të thoja alumini në ngjyrën e zezë dhe bronxi në ngjyrën e tij natyrale.

Gjatë periudhës së COVID-19, shumë biznese u përballën me një situatë kritike financiare. Si ndikoi kjo periudhë tek Vitalux?

Ka qenë një periudhë e vështirë e cila erdhi pas dëmeve, që shkaktoi edhe tërmeti. Besoj si të gjithë bizneset e tjera, edhe ne kemi ndjerë vështirësitë që solli; shumë projekte u pezulluan për një kohë të caktuar. Gjithsesi jemi të lumtur që punojmë me një ekip efiçent dhe të motivuar. Klientët tanë janë treguar vërtetë besnikë. Kjo po na e mundëson të rikuperojmë shpejt.

Tashmë që ekonomia po rihapet, a keni menduar të bëni ndryshime në kompaninë tuaj?

Bizneset shqiptare deri më tani kanë punuar sipas një koncepti ku klienti duhej patjetër të prekë fizikisht produktin e ekspozuar në showroom-e të mëdhenj dhe luksozë, por izolimi i detyroi ata të kërkojnë rrugë alternative. Sot kuptojmë se mobiliteti dhe fleksibiliteti do të jenë pika të forta në të ardhmen. Në këtë aspekt po shqyrtojmë mundësitë për të qenë më afër klientit pa qenë nevoja që ai të vijë në adresën tonë fizike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0