CEO i Starbucks, Howard Schultz: “Do të punësojmë 10.000 refugjatë.” - Business Magazine Albania

CEO i Starbucks, Howard Schultz: “Do të punësojmë 10.000 refugjatë.”


Pas vendimit të Presidentit Donald Trump për të ndaluar emigrantët nga shtatë vende kryesisht muslimane, CEO i Starbucks, Howard Schultz u zotua për të punësuar 10.000 refugjatë globalisht.

“Ka më shumë se 65 milionë qytetarë në botë të njohur si refugjatë nga Kombet e Bashkuara dhe ne jemi duke zhvilluar plane për të punësuar 10.000 prej tyre gjatë pesë viteve në 75 vende të botës ku Starbucks bën biznes.”

Schultz tha se përpjekja do të fillojë në SH.B.A., duke u përqendruar fillimisht në punësimin për njerëzit që kanë shërbyer me trupat e SHBA-së, si përkthyes dhe personel mbështetës.

Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të Premten për të bllokuar refugjatët nga shtatë vende kryesisht muslimane për të hyrë në SHBA.

Refugjatët sirianë u ndaluan për një kohë të pacaktuar. Mbajtësit e pasaportave të shteteve si Siria, Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni u përballën me një mbajtje tre-mujore, ndërsa refugjatët nga këto vende u përballën me një ndalim prej katër muajsh.

Autoritetet nga Kalifornia, New York, Washington DC dhe 13 shtete të tjera kanë dënuar këtë veprim dhe u zotuan për të luftuar këtë lëvizje “antikushtetuese” raportoi Reuters.

Mbajtësit e “Green-card” ose ata që tashmë i është dhënë e drejta për të jetuar në SH.B.A., nuk janë përjashtuar.

Schultz ka shtuar se kompania e tij po planifikon të ndërmarrë veprime të tjera për të kundërshtuar politikat e Trump.

Schultz gjithashtu vuri në dukje se Starbucks do të vazhdojë të investojë në Meksikë mes thirrjeve të Trump për të ndërtuar një mur përgjatë rreth 3,000 km (2,000 milje) mes kufirit të SHBA-së me fqinjin e saj jugor dhe për futjen e tarifave të tregtisë.

“Ne do të vazhdojmë të investojmë në këtë treg të rëndësishëm”, tha Schultz. “Ne jemi të gatshëm për të ndihmuar dhe mbështetur klientët tanë meksikan, partnerët dhe familjet e tyre duke parë ndikimin që do të kenë sanksionet tregtare të propozuara, kufizimet e emigracionit dhe taksat për biznesin e tyre.”

Burimi: cnbc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0