Të gjesh titrat e duhura për një film të caktuar shpesh herë bëhet një eksperiencë stresuese pasi e para: nuk është e lehtë të gjesh ato duhurat dhe e dyta: edhe kur i gjen, i gjen plot viruse.
Ky aplikacioni do t’iu vijë në ndihmë. I ndërtuar nga zhvilluesi Geil Cobben , Caption është një aplikacion për desktop-in i cili ju lejon që të gjeni dhe të shkarkoni titrat e duhura për cdo film apo emision televiziv që dëshironi të shikoni.
Ajo çfarë është praktike te ky aplikacion është se automatikisht ai riemërton titrat në mënyrë që të përshtaten me titullin e filmit.
Ky aplikacion vjen dhe me një opsion “tërhiq dhe lësho ” i cili ju lejon që të gjeni dhe të shkarkoni titrat që ju duhen duke i ruajtur në dosjen brenda Caption.
Gjëja me e mire rreth këtij aplikacioni është se ai mundëson një variatet të gjerë të gjuhëve, pra në këtë mënyrë mund të gjeni të gjitha titrat sipas gjuhës tuaj amëtare.
Për fat të keq ky aplikacion i mrekullueshëm është i disponueshëm vetëm për macOS , megjithatë po punohet për një zgjidhje edhe për platformat e tjera.