"ByteDance gjurmon vendodhjen e qytetarëve", TikTok hedh poshtë akuzat: Raportit i mungon integriteti gazetaresk - Business Magazine Albania

“ByteDance gjurmon vendodhjen e qytetarëve”, TikTok hedh poshtë akuzat: Raportit i mungon integriteti gazetaresk

"ByteDance gjurmon vendodhjen e qytetarëve", TikTok hedh poshtë akuzat: Raportit i mungon integriteti gazetaresk

TIKTOK ka mohuar një raport të Forbes se, një ekip me bazë në Kinë në kompaninë  mëmë ByteDance, planifikoi të përdorte aplikacionin për të gjurmuar vendndodhjet e qytetarëve amerikanë. Gjigandi i mediave sociale tha në Twitter se, nuk është përdorur kurrë për të “shënjestruar” qeverinë amerikane, aktivistët, figurat publike apo gazetarët, teksa po i përgjigjej një raporti në Forbes se të dhënat do të ishin aksesuar pa dijeninë ose pëlqimin e përdoruesve.

Revista amerikane e biznesit, raportoi se ByteDance kishte filluar një projekt monitorimi për të hetuar sjelljen e keqe nga punonjësit aktualë dhe të mëparshëm. Raporti thoshte se ishte e paqartë nëse të dhënat e qytetarëve amerikanë ishin mbledhur ndonjëherë, por kishte pasur një plan për të marrë të dhënat e vendndodhjes nga pajisjet e përdoruesve amerikanë. Në një seri postimesh në Twitter, ekipi i komunikimit i TikTok tha se raportit i mungonte “ashpërsia dhe integriteti gazetaresk”.

bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0