Businessmag edhe në Kosovë » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 08/04/2019

Businessmag edhe në Kosovë

Share
nga Admin
Pri 08, 2019
Business Magazine Albania constitutes an online periodical publication of business related articles. It is the first of
lexo me teper >

Business Magazine Albania zbarkon në Kosovë, për të sjellë më shumë nga zhvillimet ekonomike të Kosovës dhe për të promovuar e nxitur sipërmarrjen e startup-et.

Me fokus motivimin, lehtësimin e rrjetëzimin e sipërmarrësve të rinj, edhe nga Kosova do të raportohet për ekosistemin e startup-eve, eventet, politikat e nxitjes, historitë e personazheve dhe kompanive më të suksesshme.

Shembujt e suksesit nuk kanë munguar dhe ne do t’i ndjekim dhe më shumë ato për t’ju treguar se brenda dhe jashtë vendit, shqiptarët dinë të bëjnë sukses.

Janë të shumtë djemtë e vajzat e Shqipërisë dhe Kosovës, që kanë bërë emër me punët e tyre në vende të ndryshme të botës.

Disa prej tyre Businessmag i ka intervistuar dhe ka shkruar më parë. I tillë është Lulzim Veliu, i cili prej vitesh në Gjermani ka ngritur sipërmarrjen e tij Smart Home dhe po e zhvillon tashmë edhe në Shqipëri e Kosovë.

Rina Binxhiu, është studentja në fushën e teknologjisë së informacionit, e cila për një ditë u shfaq si motivim për të gjitha gratë e vajzat në Times Square. Familja Bajrami ka tashmë një kompani të madhe në shërbimin e transportit luksoz në SHBA.

Me fokusin tek Kosova edhe djemtë e vajzat e saj nëpër botë do të kemi mundësi t’i sjellim më shpesh në Businessmag.al.

Ndërkohë një ekonomi me dinamikë rinore, pritet të ketë zhvillime të këndshme të cilat do t’i ndajmë me ju.

Një nga zhvillimet interesante së fundi është pjesëmarrja e 6 sipërmarrësve të rinj me biznese start up në Samitin Dixhital në Beograd.

Ti si lexues je i mirëpritur të na shkruash për komente, sugjerime, këshilla e kërkesa rreth sipërmarrjes, zhvillimit personal, motivimit. Businessmag Kosova është gjithashtu edhe në rrjetet sociale.