BUSINESS MAGAZINE ALBANIA, ORGANIZON SIPËRMARRËSI I VITIT 2020

SIPËRMARRËSI I VITIT

Për herë të parë Business Magazine Albania  organizon nominimet dhe votimet për  SIPËRMARRËSIN  e vitit 2020.

Sipërmarrja është “motori” i cili mban gjallë ekonominë e një vendi. Ndaj gjendur përballë një situate të tillë, Business Magazine Albania merr nismën të vlerësojë sipërmarrësit që këtë vit ju janë gjendur afër punonjësve, bizneset të cilët arritën të përshtaten në realitetin e ri, bizneset të cilët pavarësisht vështirësive të kësaj situate  e panë “krizën si oportunitet”, bizneset të cilët arritën ti mbijetojnë “luftës” së kohëve moderne.

Ndaj, Business Magazine Albania si mbështetës i sipërmarrjes hap nominimet për SIPËRMARRËSIN  e vitit 2020.

Rregullat e nominimit

  • Nominimi vazhdon deri më datë 17 dhjetor 2020, ora 17:00;
  • Ju mund të nominoni nga 1(një) startup në ditë;
  • Ju mund ta ndani këtë link tek miqtë tuaj për të sugjeruar nominime;
  • Për të dërguar nominimin tuaj klikoni KETU  

“Timing, perseverance, and ten years of trying will eventually make you look like an overnight success.”Biz Stone, co-founder of Twitter 

 

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale