Bursa e energjisë elektrike ALPEX. Si pritet të ndryshojë tregu shqiptar i energjisë - Business Magazine Albania

Bursa e energjisë elektrike ALPEX. Si pritet të ndryshojë tregu shqiptar i energjisë

Bursa e energjisë

Dr. Lorenc Gordani*

Muaji tetor ka filluar me shumë lajme të bujshme që shikojnë ndër të tjera HEC-in e Skavicës, planet për përdorimin e gazit të lëngshëm amerikan (LNG), adoptimin e Agjendës së Gjelbër të BE-së nëpërmjet Planit Ekonomik të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, e shumë tjetër lidhur me sektorin e energjisë dhe infrastrukturës në përgjithësi.

Megjithatë, për efektin e rëndësishëm “domino” për të gjithë ekonominë shqiptare dallon themelimi i bursës së energjisë ALPEX. Themelim, i cili erdhi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Aksionarëve  dhe statutit të ALPEX më 5 Tetor në Prishtinë.

Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike (ALPEX) shikon pjesëmarrjen e dy kompanive publike që mbulojnë menaxhimin e rrjetit të transmetimit në Shqipëri dhe Kosovë (respektivisht OST dhe KOSTT) dhe do të jetë me seli në Tiranë.

Në bazë të saj, shumë shpejt energjia në shitje dhe blerje për kompanitë publike do të fillojë gradualisht të kalojë ndërmjet bursës dhe do të vijë po ashtu edhe për të gjithë kompanitë private të vendit dhe rajonit që kanë interes të bëhen pjese e saj. E gjitha përllogaritet që së bashku në harkun e një viti të arrijë minimalisht kuotën e transaksioneve rreth 500 milionë euro.

Në fakt, nuk ka qenë e lehtë. Ajo është finalizim i një pune shumëvjeçare, mbi të cilën është punuar në mënyre intensive prej të paktën 5 vitesh. Madje, po vjen tashmë në kuadër të efekteve transformuese për tërë rajonin. Pritet të bëhen efektive bursat e Malit të Zi, Maqedonisë, dhe Bosnje Hercegovinës.

Dy vendet tona kërkojnë të mbajnë hapin e transformimeve që po ndodh në tërë rajonin, si ndërthurje e zhvillimeve që lidhen me liberalizimin e tregut dhe qasjen drejt qëndrueshmërisë, duke u vënë në krah të vendet të tjera të angazhuar në përmbushjen e detyrimeve të paketës së tretë të BE-së mbi energjinë, në mënyre aktive dhe pa hequr dorë nga menaxhimi direkt i këtij resursi strategjik.

Lexo: Huawei furnizon me konvertues diellorë parkun më të madh në Gjermani

Themelimi i Bursës Shqiptare të Energjisë do t’i hapë rrugë perspektivës për tregtimin e energjisë në të dy vendet me çmime të parregulluara duke krijuar mundësi të mëdha për përfitime ekonomike të prodhuesve dhe përdoruesve të energjisë elektrike. Mjafton të kujtojmë uljet e forta të çmimeve të energjisë gjatë periudhës së pandemisë Covid 19, apo çmimet negative që verifikohen me shpeshtësi të madhe sot në vendet e Europës Perëndimore.

Krahas uljes së kostove për konsumatorin, jep mundësinë e shfrytëzimit më me efikasitet të burimeve ekzistuese të energjisë në të dyja vendet. Ndër të tjera ALPEX do të inkurajojnë investime të reja (kujtojmë projektin më të ri të Skavices, PV Karavasta, por jo vetëm) në gjenerimin e energjisë elektrike dhe në rrjetet e transmetimit në Kosovë dhe Shqipëri. Ajo pritet të zbusë për shembull kostot e importit, të cilat sot shkojnë mesatarisht rreth 170 milionë euro në vit. Vetëm në muajin shtator fatura e energjisë së importuar shkoi 14.1 milionë Euro.

Ajo është mundësi për të bërë hapin e radhës drejt integrimit të mëtejshëm në tregun e integruar evropian të energjisë elektrike, përpara se të bëhemi vetë pjesë e BE-së. Hyrja në regjim pune të ALPEX pritet të vijë në tremujorin e parë të 2021. Por shpejt pritet që ajo të homologohet (market coupling) me ato të vendeve të tjera përreth, përfshirë edhe Italinë.

Ndaj, do të shënojë një standard të ri të operimit në sektorin e energjisë, duke nisur me transparencën dhe konkurrencën. Pritet të ndikojë gjithashtu në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe shfrytëzimin më efikas të kapaciteteve të rrjetit dhe potencialeve të burimeve prodhuese. Optimizim që shumë shpejt do të mund të shoqërohet me çmime më të ulëta të energjisë elektrike për qytetarët dhe bizneset e të dyja vendeve.

Lexo: Dr. Lorenc Gordani: Tregu i energjisë kusht themelor për çdo zhvillim të qëndrueshëm

Kjo i hap rrugë edhe përdorimit të energjive të shpërndara, masave të efiçiencës, etj. Pra, ajo përbën më të vërtetë një arritje të një rëndësie epokale, të cilën kemi fatin ta shikojmë të konkretizohen pikërisht në këto kohë të vështira duke përbwrë një premisë të mirë për një rimëkëmbje të shpejtë nga goditjet e shumta për ekonominë e periudhës së fundit.

Autori: Dr. Lorenc Gordani është ekspert ligjor për çështjet e energjisë dhe Drejtor i Departamentit të Masterave Profesionalë pranë Tirana Business University (TBU).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0