Burger King hap restorantin e tij të parë 100% vegjetarian - Business Magazine Albania

Burger King hap restorantin e tij të parë 100% vegjetarian

Burger King

Këtë javë Burger King ndryshoi fotografinë e profilit në Twitter në atë që dukej të ishte logoja e tij me një gabim drejtshkrimor. Në vend që të thuhej “Burger King” në paletën e zakonshme të ngjyrave, imazhi lexonte “Vurger King” në të gjelbër. Sigurisht që përdoruesit e këtij rrjeti nuk kanë vonuar të vënë në dukje “gabimin” që ishte bërë.

Ajo që ata nuk dinin është se ky ndryshim ishte qëllimisht për të lënë të kuptohet një njoftim i ardhshëm. Duke u bërë restoranti i tij i parë me produkte 100% vegjetariane, që do të jetë i hapur për një muaj në Paseo del Prado, Madrid.

“Ne duam të arrijmë si njerëzit që e bazojnë dietën e tyre në produktet bimore dhe ata që hanë mish, por duan të reduktojnë konsumin e tyre,” tha Borja Hernández de Alba, drejtoresha e përgjithshme e Restaurant Brands Iberia Spain dhe Portugali.

Lexoni: Njerëzit vazhdojnë të porosisin ushqime nga shtëpia. Restorantet tregojnë se trendi vjen me rritje në 2021

Menuja do të përfshijë një version të ngjashëm të burgerit të famshëm Whopper, nuggets vegjetariane dhe një Long Vegetal të frymëzuar nga Long Chicken. Ky i fundit ka një imitim të mishit të pulës nga soja dhe gruri dhe nëse e hiqni majonezën nga porosia juaj ai do të bëhet një ushqim vegan.

Marka siguroi se cilësia e produkteve të saj vegjetariane do të jetë e shkëlqyer duke pasur V-Label, një vulë cilësore që mes shumë gjërave kontrollon që produktet të mos kenë asnjë kontakt me mishin. Një përqindje e vogël, por jo e parëndësishme e njerëzve janë bërë vegjetarianë vitet e fundit, kështu që kjo dritare është një mënyrë e shkëlqyer për të qëndruar një hap përpara.

/entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0