BSH publikon shifrat! Rritet numri i degëve të bankave për herë të parë në 10 vite - Business Magazine Albania

BSH publikon shifrat! Rritet numri i degëve të bankave për herë të parë në 10 vite

Numri i degëve të bankave tregtare këtë vit po rritet për herë të parë në 10 vjet.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit shtator numri i degëve arriti në 415, nga 413 që kishte qenë në fillim të vitit. Megjithëse me një rritje të lehtë, kjo është hera e parë prej vitit 2012 që numri i degëve bankare po rritet.

Numri i degëve dhe agjencive bankare arriti nivelin më të lartë në vitin 2012, me 556 degë dhe agjenci. Pas vitit 2013, numri i njësive bankare nisi të pakësohet, për shkak se kriza shtoi trysninë për uljen e kostove dhe rritjen e eficiencës. Nevoja për një kontroll më rigoroz të shpenzimeve bëri që shumica e bankave të frenonin zgjerimin e rrjetit dhe të mbyllnin një pjesë të degëve ekzistuese.

Ky proces u nxit më shumë nga cikli i konsolidimit të sektorit bankar dhe ulja e numrit të bankave. Në periudhën 2018-2019, numri i bankave tregtare ra nga 16 në 12. Si rezultat i bashkimeve mes bankave ekzistuese, një pjesë e mirë e degëve të bankave të përthithura u mbyllën. Gjithashtu, edhe procesi i dixhitalizimit të shërbimeve bankare duket se ka dhënë ndikimin e vet në uljen e numrit të njësive fizike. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për vitin 2020 numri i llogarive bankare të lidhura me internetin u rrit me rreth 33%, duke rritur më shumë potencialet për përdorimin e shërbimeve të bankingut nga shtëpia.

Lexo edhe: Intesa Sanpaolo Bank Albania vlerësohet si “Banka e vitit përgjatë 2021, për ndikimin në komunitet nëpërmjet veprimtarive bankare” nga the Banker

Megjithatë, konsolidimi i sektorit bankar duket se po nisë të japë një efekt pozitiv në ecurinë e numrit të përgjithshëm të degëve bankare. Bankat që kanë dalë nga shitblerjet janë më të shëndetshme dhe më të orientuara për t’u zgjeruar. Pjesë e këtij zgjerimi po bëhet edhe rrjeti i degëve, pavarësisht se në epokën e teknologjisë roli i pranisë fizike është relativizuar disi. Megjithatë, Shqipëria ende nuk është ndër vendet shembull të dixhitalizimit të shërbimeve financiare, ndërkohë që ende depërtimi i degëve bankare në raport me popullsinë ngelet relativisht i ulët.

Vlerësohet se Shqipëria ka aktualisht depërtimin e dytë më të ulët të degëve bankare në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me afërsisht 18.6 degë për 100 mijë banorë në moshë madhore. Në këtë renditje, Shqipëria lë pas vetëm Kosovën, me 16.2 degë për 100 mijë banorë. Mbështetur në të dhënat e Bankës Botërore për vitin 2020, Mali i Zi është shteti me numrin më të lartë të degëve bankare në raport me popullsinë, me afërsisht 38.1 degë për 100 mijë banorë, i ndjekur nga Bosnje-Hercegovina me 29.9 për 100 mijë banorë, Serbia me 27.6 për 100 mijë banorë dhe Maqedonia e Veriut me 23.1 për 100 mijë banorë. Përgjithësisht, në dekadën e fundit tendenca e depërtimit të degëve bankare ka qenë në rënie edhe vendet e tjera të Rajonit, në një cikël të ngjashëm me Shqipërinë.

Monitor 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0