Britaniket: Me shume konsum te mediave, me pak gjume ne dite - Business Magazine Albania

Britaniket: Me shume konsum te mediave, me pak gjume ne dite


LONDER: Britaniket ne moshe madhore shpenzojne me shume kohen e tyre duke perdorur media apo komunikim (8 ore 41 minuta) se sa duke fjetur gjume ( 8 ore 21 minuta) por multi-tasking ne pajisje te ndryshme e con kete sasi kohe te shpenzuar ne nje shifer edhe me te larte – sipas rregullatorit te medias Ofcom.
Nese do te llogaritet si parameter edhe multi-tasking (perdorimi i disa pajisjeve, ekraneve njekoesisht), mesatarja qe nje i rritur Britanik shpenzon ne dite duke konsumuar media apo komunikim eshte 11 ore ne dite, nje shifer kjo ne rritje rreth 2 ore krahasuar me vitin 2010 – gjithnje duke iu referuar te dhenave nga Ofcom.
Per te kuptuar edhe ne cilat permasa eshte perqafuar teknologjia e re nga personat e rinj ne moshe u realizuar edhe nje ankete tjeter ku u moren ne pyetje 2000 te rritur dhe 800 femije.

Ofcom u shpreh se personat 16-24 vjec kalonin rreth ore aktivitet me media apo me komunikim nder te cilat 9 ore dhe 8 minuta cdo dite duke perdorur disa pajisje apo ekrane njekohesisht (multi-tasking), ndersa at ate moshes 12-15 vjec “po zhvillojne menyra teresisht te ndryshme komunikimi nga brezat me te vjeter”.
Pothuajse 94% te kohes qe shpenzonin duke komunikuar 12-15 vjecaret e benin duke perdorur sisteme mesazhesh tekst (text based), si per shembull mesazhe ne kohe reale dhe rrjetet sociale, ndersa vetem 3% e kohes shpenzohej duke bere telefonata me ze (voice calls) dhe vetem 2% duke derguar emaile tradicionale.
Nderkohe qe te rriturit shpenzonin 20% te kohes se komunikimit te tyre ne telefon dhe 33% duke perdorur email.
Ky brez te rinjsh eshte i perkushtuar ndaj medias dixhitale dhe raporti shprehu se njerezit arrijne nje maksimum te kuptuari dixhital ne moshen 14-15 vjec. Madje edhe femijet 6 vjecare tashme kane te njejtat njohuri mbi teknologjite e reja si mesatarja e personave 45 vjecare.

vajzat
Ed Richards, CEO i Ofcom, u shpreh se “Kerkimet tona tregojne se nje ‘brez mijevjecari’ eshte duke formesuar komunikimet qe do te perdoren ne ta ardhmen,” – megjithate ai theksoi se te gjithe grupmoshat jane duke marre perfitimet nga perdorimi i teknologjive te reja.
Ne termat e konsumit, te shikuarit e Televizionit mbetet aktiviteti me popullor (3 ore 52 minuta) per britaniket, megjithese eshte hera e pare qe shikueshmeria ditore e TV ka pesuar renie qe nga viti 2010.
Radio vjen e dyta (2 ore 46 minuta) ndersa nje mesatare prej rreth 1 ore e 8 minuta shpenzohet duke aksesuar internetin nepermjet nje Pc apo Laptop.

Nuk perben habi fakti se raporti vuri ne dukje perhapjen e gjere te smartphones dhe tablete-ve – ku rreth 61% e te rriturve posedojne nje smartphone, nderkohe qe nje vit me pare kjo shifer ishte 51% dhe kjo shifer rritet ne 81% per grupmoshen 16-24 vjec. Nderkohe numri i shtepiakeve qe posedojne nje tablet eshte 44%.
Kete vit te ardhurat nga reklamat ne TV paten nje rritje prej 4% ne Britani, ku vlen per tu permendur fakti se te ardhurat nga reklamat ne TV Online u rriten me 41%.

Burimi i informacionit nga Ofcom, The Drum; permbajtje shtese nga Warc; perkthyer nga stafi infoalbania.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0