Britania: Ne nuk do të pranojmë mbikëqyrje nga BE në marrëveshjen post-Brexit

Britania: Ne nuk do të pranojmë mbikëqyrje nga BE në marrëveshjen post-Brexit


“BE-ja e ka humbur tërësisht kuptimin e vërtetë të Brexit nëse mendon se do të vazhdojë të mbikëqyrë veprimet e Mbretërisë së Bashkuar”, tha kryenegociatori i Britanisë.

“Të mendosh se ne mund të pranojmë mbikëqyrjen e BE-së në të ashtuquajturën problemet e fushës së lojës, është një dështim mbi atë që ne po bëjmë”, tha negociatori britanik David Frost, gjatë fjalimit që mbajti në vizitën e tij në Bruksel.

“Është thelbësore për vizionin tonë që të kemi aftësinë për të vendosur ligje që na përshtaten neve- të kërkojmë të drejtën ashtu si çdo vend tjetër jo-anëtar i BE-së në botë”, tha Frost.

BE ka thënë se dëshiron të ndërtojë marrëdhëniet më të mira të mundshme tregtare me Mbretërinë e Bashkuar, por vetëm nëse do të ketë një fushë të barabartë për bizneset që nga subvencionet shtetërore deri tek standardet mjedisore. BE insiston të ketë kontroll mbi zbatimin e kësaj.

Lexo këtu: Ku do të vendoset Selia Qëndrore për Europën? Pyetje më e madhe për Global Startups pas Brexit

“Thelbi i të gjithë projektit Brexit është të hedhë poshtë çdo ndërhyrje dhe kontroll nga ana e BE-së, tha Frost gjatë fjalimit që mbajti në universitetin ULB në Bruksel.

Ai shtoi se nuk ka mundësi që Britania të kërkojë një periudhë tranzicioni më të gjatë sesa 11 muaj për të arritur një marrëveshje, pavarësisht se një periudhë e tillë duket e pamjaftueshme për të arritur një marrëveshje tregtare mes Britanisë dhe Bashkimit Europian.

“Brenda 1 janarit 2021 Britania do të fitojë pavarësinë e plotë ekonomike dhe politike”, tha ai. “Pse duhet ta shtyjmë akoma këtë?”, pyeti ai.

Komentet e Frost tregojnë se Britania e Madhe mund të jetë duke konsideruar një “jo marrëveshje Brexit”, në të cilën vendi arrin deri në fund të tranzitit dhe largohet nga blloku pa një marrëveshje tregtare, në vend të kompromisit për çështjet kryesore.

Bashkimi Europian ia ka dalë në kohë të vështira. Gjatë fundjavës, ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian paralajmëroi se BE dhe Britania “do të kapen për fyti” gjatë negociatave.

BE-ja ka thënë se për të mbajtur marrëdhënie të ngushta tregtare, Britania duhet t’i përmbahet rregullave të BE-së, ndërkohë që Frost e tha qartësisht që donin të vendosnin rregullat e tyre.

BE tha se vendosja e rregullave nga ana e Britanisë mund të jetë e mundur, por do t’a bënte marrëveshjen tregtare më pak të favorshme.

Kryenegociatori i BE, Michel Barnier ka këmbëngulur që blloku nuk do të bjerë dakord me asnjë marrëveshje tregtare britanike thjesht për të shmangur një “jo-marrëveshje” kaotike dhe të kushtueshme në fillim të vitit 2021.

Bisedimet do të nisin në fillim të muajit tjetër.

“Këtu qëndron një madhështi në të cilën të dyja palët tërhiqen nga pozicionet e tyre”, tha Holger Hestermeyer nga King’s College London në Euroneës Tonight.

euronews.uk

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0