Brandi i publikuesve të lajmeve “qëndron në hije” për shkak të mediave sociale - Business Magazine Albania

Brandi i publikuesve të lajmeve “qëndron në hije” për shkak të mediave sociale


Mediat sociale janë një burim lajmesh për gjysmën e konsumatorëve rreth botës, por sipas një studimi të fundit, brandi origjinal i publikimit të këtyre lajmeve kalon pa u vënë re.

Instituti Reuters për Studimet në Gazetari vëzhgoi rreth 2,000 të anketuar në secilin prej 26 vendeve, ku përfshiheshin pjesa më e madhe e Europës, Amerika e Veriut, Australia, Korea e Jugut, Japonia, Brazili dhe Turqia, për Raportin e Lajmeve Dixhitale 2016 (Digital News Report 2016).

Nga të githë të pyeturit, 51% thanë se ata përdornin mediat sociale si një burim të përjavshëm të lajmeve, pavarësisht se këto shifra shkonin më shumë se 70% në Greqi, Turqi, Brazil.

Nga të gjithë tё pyeturit, 12% i citonin ato si burimin kryesor të lajmeve. Kjo shifër ishte në mënyrë domethënëse më e lartë në Greqi, ku 27% shikonin fillimisht mediat sociale, një shifër që ishte më shumë se TV (23%) dhe shtypin e shkruar (3%) të marrë së bashku.

Mediat sociale ishin më të rëndësishme për femrat, të cilat, siç u vu re në studim, kishin më pak gjasa të shkonin drejtëpërdrejtë te uebsajti apo aplikacioni i lajmeve, dhe për të rinjtë gjithashtu. Më shumë se një e katërta e 18-24 vjeçarëve tani i referohen mediave sociale si burimin kryesor të lajmeve para televizionit (28% vs 24%).

Me më shumë shqetësim për mediat publikuese, gjithsesi, ishte fakti se brandi i mediave që publikon lajmin vihej re 50% më pak në Britaninë e Madhe dhe Kanada.

Në vendet si Japonia dhe Korea e Jugut, ku lajmet e agreguara dhe të shpërndara janë tashmë më të përhapura, brandi vihej re rreth ¼ e herëve kur lajmet aksesoheshin nga portali i lajmeve.

Facebook ishte deri më tani, rrjeti social më i rëndësishëm për gjetjen, leximin/shikimin dhe shpërndarjen e lajmeve.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 49 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.

“Lëvizja drejt një mjedisi më të shpërndarë u ofron publikuesve mundësi për të arritur audiencat në një shkallë të paprecedentë,” ka thënë Rasmus Kleis Nielsen, drejtori i kërkimeve në RISJ (Reuters Institute for the Study of Journalism).

“Por ndërsa njerëzit gjithmonë e më shumë aksesojnë lajmet nëpërmjet një platforme nga një palë e tretë, do të bëhet gjithmonë e më shumë e vështirë për pjesën më të madhe të publikuesve të dallohen nga turma, të lidhen drejtëpërdrejtë me përdoruesit dhe të bëjnë para,” ka shtuar ai. “Ky zhvillim do të rezultojë me ‘fituesë’ dhe humbës’.”

Një rrugë që kanë ndjekur publikuesit e lajmeve ka qenë ajo e videove online, por kjo mesa duket nuk është aq popullore aq sa shpresohej: vetëm 24% e të pyeturve i aksesonin videot online të lajmeve në një javë të caktuar, ku pjesës më të madhe (41%) të tyre leximi u dukej më i shpejtë dhe më i përshtatshëm.

Dhe më shumë se një e treta (36%) shtyheshin nga tentativat për të nxjerë përfitime (monetizuar) nëpërmjet përdorimit të reklamave “pre-roll”, të cilat janë video mesazhe promocionale që luhen para një kontenti të caktuar që ka përzgjedhur përdoruesi.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 49 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0