Bota mund të pësojë një sulm të madh kibernetik - Business Magazine Albania

Bota mund të pësojë një sulm të madh kibernetik

Sipas Forumit Ekonomik Botëror, sulmet kibernetike do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta në vitet e ardhshme. Ato do të prekin, jo vetëm agjencitë qeveritare apo kompanitë e mëdha, por edhe organizatat që menaxhojnë të dhënat e konsumatorëve, pavarësisht nga madhësia e tyre dhe vetë konsumatorët.

Sipas 93% të ekspertëve të IT-së dhe 86% të drejtuesve të biznesit IT, të anketuar nga Forumi Ekonomik Botëror, paqëndrueshmëria aktuale gjeopolitike e bën të mundshme që një ngjarje katastrofike e IT-së të ndodhë në dy vitet e ardhshme.

Lexo : Google me përditësime të reja për sigurinë. Ja çfarë mund të bëni tani

Frika është veçanërisht e lartë për sektorët e infrastrukturës qendrore si energjia elektrike, prodhimi dhe transporti publik sipas një sondazhi nga US Security Scorecard, një kompani e specializuar në vlerësimet e sigurisë kibernetike, 48% e kompanive prodhuese do të ishin shumë të rrezikuara nga sulmi ndaj sistemit kompjuterik dhe kriminelët kibernetikë do të ishin të vetëdijshëm për këtë.

Sipas ekspertëve të Forumit Ekonomik Botëror, për t’i rezistuar një sulmi të mundshëm kibernetik global, qeveritë do të duhet të bashkëpunojnë “Çelësi për të fituar betejën kundër krimit kibernetik është sigurisht që të punojnë së bashku, duke dhënë një përgjigje globale përmes veprimeve të koordinuara dhe të zgjeruara”, përfundon Jurgen Stock i INTERPOL.

focus.it

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0