Të themi "JO": Nevojë apo Egoizëm? » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 31/07/2019

Të themi “JO”: Nevojë apo Egoizëm?

Share
nga Kostandin Feshti
Kor 31, 2019
Talk the Talk...
lexo me teper >

Shkruar nga Kostandin Feshti.

Sa raste mund të kemi ku e gjejmë veten duke thënë “JO”? Pafund herë. Ka pafund momente ku ne japim një përgjigje negative kundrejt diçkaje që na thuhet apo një kërkese që na bëhet për të bërë një veprim apo një nder për një person të afërt apo një tjetër. E nga kjo përgjigje, dashje-padashje, mendja jonë reflekton mbi ato dy shkronja që sapo gërmëzuam. A bëmë mirë që thamë Jo? Mos ndoshta do kishte qënë më mirë të kishim thënë Po?…E kështu e drejtojmë veten drejt një rruge pa fund e krye, nga e cila nuk dimë të dalim. Fillojmë dhe mbingarkojmë veten me një peshë emocionale, shumë të panevojshme.

Duhet të dimë që të thuash “JO”, nuk është aspak gabim, madje është privilegj e po shkoj aq larg sa të them që është një luks, pasi në ditët e sotme, nganjëherë, jemi të detyruar për të thënë po. Për “ta bërë lëkurën shollë” dhe thjesht të shfryjmë dufin me veten tonë, por jo me sistemin apo personin i cili e ka për detyrë të detyrojë. Prandaj të thuash jo do të thotë që në duart e tua të kesh fuqinë dhe lirinë për të zgjedhur. Për të kuptuar se çfarë është më e mira për ty dhe se çfarë do ti të ofrosh.

Kemi shumë raste ku ndoshta ajo po-ja është një shtysë për të hyrë në një rrugë të pazbuluar më parë, e ndohta për të kuptuar një aftësi të re tonën. Por siç ka raste kaq të bukura, ashtu ka dhe raste kur produktiviteti ynë nuk është në nivelin e duhur. Pse? Sepse jemi duke bërë një gjë, të cilën fare mirë nuk donim ta bënim që në fillim, duke penguar kështu ciklin e suksesit, për një kompani, person apo projekt të caktuar. Ka plot momente kur ky efekt “domino”, rrezikon shumë, madje deri në reputacionin tënd, sepse do fillosh të njihesh si personi që për çdo gjë thotë po, e nuk bën as edhe një gjë. Prezantim ky jo shumë i preferuar nga njerëit.

Imazh i ngjashëm

Ka “cases”, kur po-ja thuhet dhe pse dikush mund të jetë miku yt. Por duhet të kuptojmë se të qënurit “miku yt”, nuk është një argument mjaftueshmërisht bindës për të të bërë ty të dalësh nga zona jote e komfortit apo të shkelësh mbi veten, idetë dhe parimet e tua, vetëm sepse një “mik që të do të mirën” ( Jovan Bregu said it first ), po kërkon që ti t’i bësh një nder. Madje nganjëherë është e nevojshme të thuash Jo, sepse kupton se sa njerëzit rreth teje të vlerësojnë dhe duan që ti të kesh një zë dhe personalitet tëndin. Nëse nuk ndodh kështu atëherë nuk janë personat e duhur që ti të kesh rreth vetes.

Rezultate imazhesh për arianna huffington

Në momentin që “PO”, fillo të ketë një efekt mbi shëndetin tënd, duhet të ndaosh menjëherë. Arianna Huffington e Huffington Post, ka treguar se në një periudhë të jetës së saj, ajo pësoi një kolaps, i cili itregoi se duhej të ndalonte. Vazhdimisht duke bërë diçka, në mënyrë konstante e zënë me një punë apo një tjetër, arriti në pikën ku nuk po merreshe me veten, pasi ishte shume e zënë duke u marrë me të tjerët, duke thënë përherë “PO”.

Rezultate imazhesh për say no

Prandaj duhet të arrijmë në një konkluzion të gjithë: Të thënurit JO nuk është krim. Të qëndruarit përkrah vetes tënde, të luftuarit për të, të zgjedhurit për të nuk është egoizëm, por e drejtë që të gjithë posedojmë. Një nevojë për të seleksionuar, në mënyrë që të japim më të mirën tonë.