Suksesi vjen nga mënyra jonë e të menduarit » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 17/05/2019

Suksesi vjen nga mënyra jonë e të menduarit

Share
nga Afrim Osmani
Maj 17, 2019

Nëse zgjedh të ndjekësh qëllimet dhe të punosh çdo ditë për t’i arritur ato, atëherë veprimet e tua që janë rezultat i mendimeve të tua, do të ndjekin gjithmonë suksesin.

Nëse mendimet do t’i masësh jo me të tjerët, por me arritjet e tua, atëherë vazhdo se kjo është rruga drejt suksesit.

Nëse do patjetër të jetosh jetën tënde dhe jo të një tjetri, duke vendosur tullat e përpjekjeve të tua të përditshme, në murin e arritjeve, atëherë t’i ke zgjedhur të mendosh në mënyrën e duhur, ke zgjedhur të kesh sukses.

Nëse nuk dorëzohesh, por përkundrazi lufton ndaj zërit të brendshëm të dyshimeve, të mosvlerësimit, të ndëshkimit dhe fajësimit të vetes dhe mëson të jesh i sinqertë me veten, atëherë t’i ke zgjedhur të fitosh, ke zgjedhur të kesh sukses.

Nëse ke zgjedhur të mos zvarritesh, të mos presësh çfarë të tjerët kanë vendosur për ty, do të thotë se je i gatshëm t’i japësh zgjidhje çdo sfide, ke zgjedhur të marrësh vendim edhe kur ai është i dhimshëm, por që të shpëton nga mosarritja, të shpëton nga humbja.

Nëse ke vendosur objektiva dhe qëllime në jetë, këto do të bëjnë që të shfrytëzosh maksimalisht potencialet e mendjes.

Dija është ushqimi më i mirë i mendjes, por nëse atë e vemë më së miri në shërbim të synimit dhe qëllimit që kemi në jetë, atëherë do të marrim atë çka duam.

Nëse ne përgatisim nënvetëdijen tonë, duke mbajtur qëndrimet e duhura dhe që i shërbejnë arritjes së qëllimit, atëherë mendja do të gjejë gjithmonë mendimet që i nevojiten, për të vepruar drejt një plani të përcaktuar nga ne që më parë.

Nëse praktikon nē mënyrë të vazhdueshme kurajon, arritjen, vetëbesimin, vetëvlerësimin, atëherë çdo synim tëndin do ta arrish, pasi do të kesh fuqin e duhur për t’u ndeshur me të gjitha sfidat.

Thomas Edison ka thënë në një nga rrëfimet e tij se, unë e dija që do të arrija shumë, bile e dija edhe që do ta shpikja llampën, pasi më parë kisha kultivuar mendimet te vetja, se llampa ekziston.

Nëse ne jemi gati të ndryshojmë mendimet tona dhe të kultivojmë mendimet që na nevojiten, ne jemi në rrugën drejt suksesit.