Rinia: Pse Roosevelt zgjodhi Të Rinjtë, ashtu si dhe Bota… » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 02/05/2019

Rinia: Pse Roosevelt zgjodhi Të Rinjtë, ashtu si dhe Bota…

Share
nga Kostandin Feshti
Maj 02, 2019
Talk the Talk...
lexo me teper >

Shkruar nga Kostandin Feshti

Marr shkas nga shumë e shumë ngjarje të reja për shkrimin e këtij artikulli, madje shtyhem dhe nga një diskutim të cilin e zhvilluam para disa ditësh në shkollë, ku, nga mësuesja na u shtrua pyetja: Pse Roosevelt zgjodhi t’i jepte mundësi më shumë rinisë dhe t’i jepte asaj një përparësi, relativisht të madhe?

Pyetje kjo, e cila mua personalisht më futi në mendime. Mendimi i parë ishte se të rinjtë janë fuqia punëtore me prurjen dhe energjinë më të madhe. Janë krahu më i fortë dhe kreativ i punës. Janë ata që në të ardhmen do të udhëheqin kompani, do të hapin biznese të reja, do të jenë ideatorët e së ardhmes.

Sipas një studimi të kryer në vitin 2016 lidhur me Shqipërinë, shkalla e lindjes ishte 1.70 lindje për grua, ndërsa në rang global, po në të njëjtin vit, studimi konstatonte këto shifra: 18.5 lindje për/në një popullatë totale prej 1000 personash. Të rinjtë nga mosha 15-24 vjeç janë në numrin 1.1 miliardë, duke formuar kështu 18% të popullatës në rang global. Kurse fëmijët nën 15 vjeç, bashkë me ata deri në moshën 24 dhe ata 24 vjeç, përbëjnë 40% të popullësisë së Botës. Pra të gjithë këta të rinj, janë ata që në të ardhmen do të pushtojnë botën e biznesit, medias, mjekësisë etj, duke pasuruar vendet e tyre, duke mbushur faqet e Forbes, ashtu siç kanë bërë shumë e shumë para tyre. E duke marrë në konsideratë këto shifra e statistika, arsyeja e parë se pse që në kohën e Roosevelt të rinjëve ju dhanë këto përparësi, ishte pikërisht se: Janë E ARDHMJA…( madje dhe e vërtetuar me numra e studime).

Por kishte dhe një arsye të dytë, një arsye pak më morale se sa praktike, një arsye e cila kishte të bënte me frikën më të madhe që çdo person, i cili ndodhet në krye të një shteti ka: Kryengritja. Pikërisht, ishte kjo frikë e cila shtynte Roosevelt-in dhe pasardhësit e tij të investonin tek rinia, pasi ata do të ishin votuesit e ardhshëm. Ata që do të kishin fatin e politikanëve në dorë. Pra një startegji e mirëmenduar, deri diku dhe manipuluese, ku të gjitha hapjet e reja, rrugët e liruara e të ndriçuara për këta të rinj do të ishin çelësi që do të siguronte votat e tyre. Duke menduar në këtë mënyrë, ne dalim në një konkluzion se: Të rinjtë kanë një zë të fuqishëm dhe kur bashkohen bashkë, një peshë ekstremisht të madhe. Por me këtë përfundim nis një kapitull i ri, ku shtrohet pyetja: Sa janë në dijeni të rinjtë për këtë fuqi, e cila mbetet si një e drejtë që në lindje dhe sa dinë ta mirë-menaxhojnë?

Në brezin e sotëm ka shumë vizionarë, ka shumë ambiciozë, siç ka dhe shumë individualistë, oportunistë dhe egoistë, por kjo nuk duhet të marrë si një anë negative, sepse po të mos ishin personat të cilët do të kishin interesa dhe dëshira vetjake, nuk do të kishte biznese për punësim, persona që mbledhin grupe për të përfaqësuar interesat në mënyrën më bindëse të mundshme, njerëz që luftojnë për veten duke u kthyer në shembuj për shumë e shumë.

Ja, rinia është kjo, është shtysa e vetëvetes, arma e fortë e të mëdhenjve, frymëzimi i më të vegjëlve. Pra, po, Roosevelt ka pasur dy arsye shumë të forta se pse vuri rininë primare, ashtu siç duhet të bëjnë dhe ata që janë në pozicione ku për të rinjtë kthehen në një mundësi të artë, mundësi e cila ka një përfitim jo vetëm në nivel kompanie, por në një nivel lokal e madje për një përfaqësim të denjë ndërkombëtar në këtë kohë globalizmi.



Evente

Data & Technology Meetup

Shtator 11, 2019
19:00