Personal Branding » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 29/05/2019

Personal Branding

Share
nga Eldisa Balliu
Maj 29, 2019

Ne të gjithë e dimë se është shumë e rëndësishme të zhvillohet një identitet i qartë, sepse një reputacion i fortë na bën të dukshëm për mundësitë e shumta  të karrierës sonë. Nëse talentet e vërteta shihen dhe kuptohen, është shumë më e lehtë t’i identifikosh ato për detyra të ardhshme. Nga një hulumtimi i kryer nga Silvia Ann Hewlett i “Qendrës për Inovacionin e Talentit” zbulon se kultivimi i “Personal Branding”(marka personale e personave) është një nga mënyrat më të mira për të gjetur sponsorët, dhe ne e dimë se profesionistët e sponsorizuar siç duhet kanë 23% më shumë gjasa për t’u promovuar.

Personal Branding është gjithashtu një mburojë e rëndësishme kundër fatkeqësisë profesionale, e cila nganjëherë mund të na preki kur ka riorganizime apo shkurtime:
Fakti i të qënit  një figurë e njohur në fushën tonë na vë në pozitë që të “ruhemi” në një kohë të vështirë në kompaninë tonë.

Personal Branding  na tregon disa sfida të përsëritura për profesionistët femra.
Shumë studime tani tregojnë se gratë janë subjekt i një dukurie të njohur si “likeability conundrum”(rebelimi i simpatisë)
Paragjykimet tona gjinore marrin të mirëqëne faktin se gratë duhet të jenë më të dashura, më të kujdesshëme, me të ngrohta.
Dhe kur gratë i shkelin këto rregulla, për shembull, duke treguar mosmarrëveshjen e tyre me opinionin e  shumicës  , ose duke marrë vendime të vështira, ose duke vendosur me vendosmëri vetveten, shpesh penalizohen në një mënyrë që nuk u ndodh meshkujve. Ato mund të klasifikohen si shumë agresive, të akullta, madje edhe k ******.

Si mundet një grua të anashkalojë këtë rrezik dhe të zhvillojë një markë personale të fuqishme?
Më poshte  janë renditur  tre strategji që mund t’i ndihmojnë zonjat të sigurohen që talenti i tyre të vihet në pah.

1. Përdorni rrjetëzimin,(networking) brenda dhe jashtë organizatës

Termi “kapitali i lidhjes” (bonding capital) bërë i famshëm nga sociologu i Harvardit Robert Putnam, i cili fton profesionistët që të bëjnë më pak për këtë lloj aktiviteti dhe të përqendrojnë përpjekjet e tyre në vend të “kapërcimit të kapitalit”.
Gratë shpesh kanë shumë lidhje brenda organizatave me njerëz të ngjashëm me ta, dhe shumë pak me njerëz të ndryshëm dhe të largët prej tyre.
Kur vetëm një grup homogjen i njeh talentet dhe aftësitë tuaja, ju e vendosni veten në rrezik.
Ju keni më pak njerëz në gjendje të flisni për kontributin që ju jepni, ose në gjendje t’ju ofrojë ndihmë, qoftë për të marrë burime për një projekt ose për të aplikuar për një promovim.
Dhe kur departamenti juaj të riorganizohet, ose kompania kalon nëpër një periudhë shkurtimi personeli , ju nuk mund të keni njerëz të mjaftueshëm për t’ju mbrojtur.
Në vend të kësaj, kultivimi  i një rrjeti të gjerë është thelbësor, si për të siguruar burime, mbështetje dhe konfrontime në punën e përditshme, dhe për të siguruar kapital kur gjërat bëhen të vështira.

2. Kontrolloni historinë tuaj

Ne shpesh e marrim si të mirëqenë se ne jemi në punë për të punuar dhe  sa më shumë të punojmë aq më shumë njerëz do të na vënë re.
Por në qoftë se ne të gjithë punojmë shumë dhe jemi nën një presion të jashtëzakonshëm, e  gjithë  kjo gjëndje   bëhet gjithnjë e më e vështirë çdo ditë.
Të tjerët thjesht nuk kanë kohë për të na kushtuar vëmendje, për të parë atë që bëjmë, për më tepër për t’u kujdesur për evoluzionin tonë profesionalë.
Në të vërtetë, njerëzit rreth nesh rrezikojnë të kushtëzohen nga disa fakte që tërheqin  vëmendjen e tyre, edhe nëse ato nuk janë të rëndesishme.

Gratë (dhe jo vetëm gratë, në realitet) duhet të pranojnë faktin se cfarë ato  duhet të bëjne , është  të njihen dhe ta drejtojnë  historinë e tyre per të marre atë  që duan të arrijnë.
Një ftesë për të gjitha gratë është që të vendosin në letër një organizim konciz dhe efektiv.
Krijo dy kolona në një fletë: në njërën anë shkruani të gjitha përvojat tuaja të kaluara dhe pozicionet që keni mbajtur, në anën tjetër shkruani punën që bëni tani.
Pastaj gjeni elementët lidhës në mes të të gjitha këtyre përvojave.
Nëse për shembull në të kaluarën keni qenë një drejtor i Burimeve Njerëzore dhe tani jeni një Udhëheqës Rajonal i Shitjeve, dikush mund të mos kuptojë se si këto dy përvoja lidhen me njëra tjetrën,dhe mund të mendojnë  se rruga juaj e karrierës është disi e rastësishme.Por ju e dini se përvoja juaj në burimet njerëzore ju ka mësuar që të dëgjoni me empati, të kuptoni se çfarë motivon njerëzit, të zhvillojnë zgjidhje të favorshme dhe këto cilësi janë thelbësore për suksesin tuaj të shitjeve.
Nëse jeni në gjendje t’ia tregoni këtë të tjerëve, në një  bisede edhe jo formale, duke marrë shtysë nga përvojat e përditshme të punës, aftësitë tuaja unike do të njihen gjerësisht brenda organizatës.

Ajo që je, nuk përcaktohet nga numri i viteve që keni shpenzuar në një organizatë, as nga titujt e punës që keni pasur, por nga ajo që keni mësuar, trajnuar dhe zhvilluar përgjatë rrugës .

3.Ndani idetë tuaja publikisht

Nëse mbani një profil të ulët dhe shpresoni se është puna juaj ajo që flet për ju, me siguri mund të zhvilloni një reputacion të mirë mes njerëzve me të cilët jeni më afër.

Por mund të jetë një numër shumë i kufizuar njerëzish: njerëzit e funksioneve të tjera ose udhëheqësit në nivele të ndryshëm mund të mos jenë të vetëdijshëm për kontributin që ju sjellni dhe cilësitë tuaja. Momenti që kolegët ose shefi juaj ndryshon, reputacioni juaj mund të kompromentohet nga fakti që nuk keni krijuar një atmosferë më të gjerë të ndarjes dhe njohurisë rreth jush.

Shumë gra ndihen në siklet duke folur për sukseset e tyre dhe duke promovuar drejtpërsëdrejti aftësitë e tyre.

Por ka shumë mënyra për të shfaqur fushat tuaja të njohurive dhe për të ndërtuar një imazh me  vlerë pa qenë i tepruar.

Shprehja e ideve tuaja në fusha të ndryshme, qofshin takime me disa kolegë ose media sociale të brendshme, është një qasje e dobishme dhe e lidhur me biznesin. Organizoni një moment për t’u treguar kolegëve për një projekt që sapo ka përfunduar, për të shkruar në gazetën e kompanisë, për t’iu përgjigjur pyetjeve mbi Intranetin e korporatave: shumë profesionistë i lënë pas dore këto mundësi dhe i konsiderojnë ato shpërqendrime nga puna reale, ose të paktën gjëra për të cilat askush kushtoj vëmendje.

Në realitet këto janë mënyra për të krijuar marrëdhënie, duke rritur vëmendjen dhe duke qenë gjithashtu të dobishme për të tjerët.