Paradoksi i “Lidhjeve” midis realitetit fizik dhe atij virtual - Business Magazine Albania

Paradoksi i “Lidhjeve” midis realitetit fizik dhe atij virtual


FAKT! Sot, njerëzit janë më të lidhur se kurrë me njëri-tjetrin, por janë gjithashtu edhe më të vetmuar. Ky fenomen është vërejtur në studimet dhe sondazhet e shumta gjatë viteve të fundit. Shumë prej këtyre sondazheve përqendrohen në grupmoshën nën 35 vjeç, të cilët megjithëse kanë përdorimin më të lartë të mediave sociale, janë grupi që zakonisht beson në një numër të ulët personash.

Edhe pse bota dixhitale është një operacion 24-orësh, duket se klikimet, pëlqimet, tweets dhe postimet nuk krahasohen me të paturit e miqësisë fizike.

Rrjetëzimi social është një teknologji e re, por ka një ndryshim të madh mes një rrjeti social të gjerë dhe një rrjeti të vërtetë lidhjesh. Kur bëhet fjalë për të pasur miq, sasia nuk është gjithmonë e barabartë me cilësinë.

Teknologjia ka nxitur ndryshime sociale që shoqëritë po fillojnë të kuptojnë. Sistemet, për të mbështetur dhe ndihmuar të dy individët dhe shoqërinë në tërësi po shfaqen vetëm tani.

Kjo teknologji e njëjtë ka pasur një ndikim të thellë në mënyrën se si veprojnë bizneset, duke i shtyrë ata të bëhen kompani “të hapura gjatë gjithë orëve”. Shumë organizata aspirojnë të kenë një numër të madh të pëlqimeve dhe ndjekësve të “miqve” në të njëjtën mënyrë siç kanë individët në profilet e tyre sociale.

Në biznes, ky adoptim i teknologjisë është nxitur nga një numër faktorësh, duke përfshirë:

  1. Fuqinë shumë të lartë informatike në pajisje të vogla si smartphone dhe tablet. Kjo fuqi informatike është rritur ndjeshëm, sidomos pesë vitet e fundit. Sipas Ligjit të Moore sugjerohet që fuqia e përpunimit të dyfishohet çdo dy vjet, ndërkohë që ulet në kosto. Kjo do të thotë se sot biznesi më i vogël mund të ruajë dhe mbajë sasi të mëdha të të dhënave dhe ta përpunojë atë me shpejtësi. Ligji i Moore nuk tregon shenja të zvogëlimit. Kjo ka bërë që kompanitë të krijojnë qendra të mëdha të të dhënave dhe të blejnë fuqinë e përpunimit që kanë nevojë për të menaxhuar sasi të pafundme të të dhënave.
  2. Rrjetet sociale kanë luajtur një rol kyç për t’u dhënë bizneseve lëndën e parë që ata kanë nevojë për të mbushur qendrat e të dhënave dhe ruajtjen e tyre për çdo transaksion, apo veprim të klientëve dhe perspektivave të tyre.

Mediat sociale janë sigurisht një mjet i dobishëm për marketerët.
Por, ashtu si marrëdhëniet tona personale, ku numri i miqve në internet nuk përputhet me numrin e miqve të vërtetë. Bizneset mund të përpiqen të gjejnë klientët e tyre të vërtetë, afatgjatë dhe fitimprurës përmes rrëmujës dhe zhurmës së të gjitha të dhënave.

Kjo mund të jetë e rrezikshme pasi ekziston mundësia që të harrohet se cilët janë klientët e vërtetë, në përpjekje për të rritur angazhimin social. Suksesi shpesh matet nga numri i personave që kanë klikuar butonin, por jo domosdoshmërisht  ata që kanë blerë diçka.

Kjo mund të përforcohet edhe më tej duke marrë vendime instiktive, në vend që të përdoren të dhënat reale. Dhe natyrshëm lind pyetja: Kujt duhet t’i besojmë: instikteve apo të dhënave?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, duhet të kemi parasysh se: Marketingu është art dhe shkencë në të njëjtën kohë dhe instiktet mund të luajnë dhe luajnë një rol të rëndësishëm. Njëzet vjet më parë, Steve Jobs parashikoi se një ditë, përdorimi i një tableti do ta kalonte kompjuterin desktop, pavarësisht nga shumë parashikime dhe raporte që sugjeronin të kundërtën.

Të dhënat duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në marrjen e vendimeve dhe duhet të pasqyrojnë atë që duket si një klient fitimprurës. Por, kjo nuk është e gjithë vendimmarrja.

Të dhënat e klientit shpesh mund të lihen në hije nga njësitë matëse të klientëve: pra çfarë bëjnë klientët, dhe jo kush janë ata.

Kuptimi i klientëve tuaj është i rëndësishëm. Të kuptoni se cilët janë klientët tuaj fitimprurës është edhe më e rëndësishme. Duhet të dini se kush janë klientët tuaj që shpenzojnë më shumë. T’i doni ata dhe të përpiqeni të gjeni më shumë si ata. Ky duhet të jetë prioriteti juaj numër një.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0