#njëpunëpërtëgjithë - Ajo çka mund të bëjmë. » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 16/01/2020

#njëpunëpërtëgjithë – Ajo çka mund të bëjmë.

Share
nga Ardita Gjeçi
Jan 16, 2020
A stubborn nonquitter.
lexo me teper >

Shkurt dhe pa i humbur kohën e askujt.

Situata e rënduar sociale dhe ekonomike që po shtyn me qindra e mijëra shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës të braktisin nga fillimi, për të disatën herë, shtëpitë e familjet e tyre ka krijuar një efekt të frikshëm zinxhir.

Shumë prej nesh nuk kanë në dorë të bëjnë shumë, por mundemi të tregohemi të vëmendshëm kur shohim njoftime për punë nga biznese apo institucione, publike apo private dhe t’i shpërndajmë në efekt zinxhir, duke përdorur hashtagun #njëpunëpërtëgjithë me shpresën që të mbërrijë te ata që kanë nevojë.

Nga ana tjetër, mund të shpërndajmë kërkesat për punë të individëve të papunë duke përdorur të njëjtin hashtag #njëpunëpërtëgjithë, apo t’i nxisim ata të mos ngurrojnë për të tilla shpallje, pikërisht duke u sugjeruar apo ndarë informacionin që njohim.

Kjo mbështetje funksionon dhe ka vlerë të madhe edhe sikur të mund të ndërmjetësojë një marrëdhënie të vetme punësimi.

Ajo çka mund të bëjmë:

> Shpërnda një lajmërim pune që e sheh duke përdorur hashtagun #njëpunëpërtëgjithë

> Shpërnda apo përgjigjju një kërkese për punë nga individë të papunë që janë në kërkim duke përdorur hashtagun #njëpunëpërtëgjithë

Mundesh ta kopjosh këtë postim në statusin tënd. Miqtë tanë do të ndihen më të sigurt kur e dinë që të gjithë jemi të hapur të mbështesim njëri-tjerin dhe do ta kenë më të lehtë të përsërisin të njëjtin veprim. Hajde, FORCA!