Menaxhimi – ” Profesioni ” numer 1 » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 24/12/2018

Menaxhimi – ” Profesioni ” numer 1

Share
nga Afrim Osmani
Dhj 24, 2018

 

Menaxhimi në të njëjtën kohe është art, shkencë dhe praktikë.

 

Pra, fuqia e menaxhimit është aq e madhe, sa nuk mund te përfshihet kurrë brenda kontureve të një profesioni.

 

E zgjodha ta vendos në thonjëza, jo vetëm për faktin se ende nga përfaqësuesit e fushës dhe studiuesit nuk është rënë dakord, nese është profesion ose jo, por edhe për faktin se ai është shumë më i gjere se çmund te jetë një profesion.

 

Nëse i referohemi thënies se ekonomistit Karl Menger – Një njeri që lahet në një liqen, nuk ka të njëjtin vlerësim për një gotë ujë, në raport me dikë që është në mes të shkretëtirës – dhe ta vendosim atë në këndvështrimin  e menaxhimit, do te kuptojmë që produkti merr vlerë, jo vetëm nga kostoja e tij e prodhimit, por edhe nga konteksti i kohes, vendit dhe çfare është më e rëndësishmja, mënyra se si e menaxhojmë.

 

Pra nëse ju jeni te zotë dhe të pregatitur për ta vendosur produktin dhe shërbimin ne vendin, kohen e duhur dhe ta menaxhojmë atë në mënyrën e duhur, atëherë ju do të keni një sukses eksponencial!

 

Politikanët thërresin në ndihmë menaxhimin, kur ata duan të kenë sukses, në një fushatë elektorale, apo në një ekip qeverisësh.

 

Natyrisht, në rastet kur menaxhojnë me metoda jo legale, ata ndëshkohen nga elektorati i tyre.

 

Por nga ana tjetër menaxhimi, eshte pjesë përbërëse e çdo profesioni. Nuk mund të jetë i suksesshëm dhe i shumë mirë paguar një mjek, një, inxhinjer, një avokat etj, nëse ai nuk thërret në ndihmë menaxhimin.

 

A mund të kujtoni se sa njerëz që ju mund ti keni vlerësuar shumë, që kanë qenë  profesionalisht të suksesshem dhe në shikimin tuaj dhe të të gjithëvë, ata kanë bërë një jetë modeste, ata nuk kanë mundur të rrisin sa duhet të ardhurat e tyre. Në 90% të rasteve, kjo ndodh sepse ata nuk kanë ditur të menaxhojnë siç  duhet profesionin, asetet e tyre.

 

Menaxhimi, është quajtur si faktori i katërt i prodhimit( tre faktoët; puna, kapitali,toka).

 

Njerëzit më të paguar në botë, nuk janë mjekët, inxhinjerët apo ekonomistët, por janë menaxherët, natyrisht ata të suksesshmit.

 

Pagesat e CEO-ve ne krizën e 2008-es ne SHBA-të, ishin ne shifra të frikshme.

 

Në Shqipëri ne i themi menaxherë edhe shitësave, apo agjentëve te tregut, por në të vërtetë pozicioni i menaxherit ka te bëjë me njeriun kryesor që menaxhon stafin, produktin dhe shërbimet.

 

Te qenit menaxher, ju jep mundësinë të punoni nje një numër të madh profesionesh, si në marketing, burime njerëzore, financë, shitje, si edhe në pozicionin që tashmë është më i paguari, CEO (drejtor i përgjithshëm).

 

Duke qene menaxherë, ju do të jeni më afër sipërmarrjes se kurrë.

 

Menaxherët jane njerëzit me anë të të cilëvë zhvillohen produktet, shërbimet, duke  zhvilluar vetë sistemin dhe shoqërinë.

 

Ashtu sikurse produkti ka ciklin e tij të jetës, shitjet e tij nuk mund të rrinë në një vend, ose do të rriten, ose do të bien, ashtu edhe menaxhimi është i destinuar së bashku me ju të zhvillohet duke maksimalizuar fitimet.

 

Me menaxhimin ju mund të bëni më shumë karierë, mund të krijoni më shumë network, mund të jeni më shumë sipërmarrës, mund të fitoni më shumë para, mund të bëheni zot i fatit tënd!

 

Menaxhimi, zgjedhja juaj që mbart më shumë liri, por pa harruar përgjegjësinë!

 

 

 

 

 MBA Afrim OSMANI                                                                                

 

Lektor, KU “Luarasi”