“Ky Integrimi, sa i vështirë paska qënë!” » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 23/06/2019

“Ky Integrimi, sa i vështirë paska qënë!”

Share
nga Kostandin Feshti
Qer 23, 2019
Talk the Talk...
lexo me teper >

Shkruar nga Kostandin Feshti

Në të gjithë këto ditë kemi dëgjuar e dëgjuar me rradhë emisione, lajme, prezantues, politikanë që temën e “Antarësimit në BE” e “kanë vënë përpara”. Sigurisht që nuk e them për keq, pasi në fund të ditës me të vërtetë mund të themi që “janë bërë të gjithë kopetentë”, por në fakt ka disa që me të vërtetë janë. Si të tillë kanë detyrën e të edukuarit një popull për një marrëveshje politiko-ekonomiko-sociale, e nëse njerëzit njk kanë dëshirë për ta “përthithur” këtë edukim, kjo të paktën le t’u mbetet njerëzve, jo atyre që kryen detyrën.

Kur vjen puna tek integrimi apo ndryshe “marrëveshja e stabilizim-asociimit”, ka shumë që mendojnë se është e thjeshtë. Se mund të kryejmë disa reforma, të lëvizim disa gurë e si me shkop magjik të jemi tanimë “shtet-anëtar i Bashkimit Europian”. Por nuk është kështu. Madje madje, aspak.

Në një seminar të mbajtur ditën e enjte në “Europe House”, këtu në Tiranë, po trajtohej pikërisht kjo temë. Kisha fatin të isha pjesë e këtij aktiviteti, ku fare mirë nga profesionistë të fushës po sqarohej se si një nga kriteret për t’u integruar si vend, ishin kushtet e Shqipërisë si një vend tregtar, pra si një vend funksionues në bazë të “inport-eksport”, dhe jo vetëm “inport”. U diskutuan mangësitë e legjislaturës për sa i përket bizneseve, garantimeve të tarifave transportuese, trikeve të kryera për reduktime në taksa doganore, e gjithashtu për “institucione dhe organizata” lidhur me biznesin, të cilat posedonin veç një emër, sepse funksionimin nuk e kishin aspak.

U fol për tregtimin, eksportimin e peshkut, direktivat e vendosura e të përfolura për këtë fushë, ku madje pati dhe disa parashtrime të thëna nga vete Zëvëndës-Ministria e Drejtësisë, Fioralba Caka, e cila njihet si një njohëse e mirë e çështjeve lidhur me integrimin. Gjithashtu përfaqësues të grupeve të ndryshme tregtare dhe “business-related” shprehën mendimet e tyre se si “tregtia, prodhimtaria dhe të qënurit vend prodhues” janë disa nga pikat kyçe lidhur me marrëveshjen e stabilizim-asociimit, te parashtruara dhe në disa nga kapitujt e kësaj marrëveshjeje.

Nga e gjithë kjo bisedë, për të mos bërë nje analizë të panevojshme lidhur me integrimin si fenomen e kështu me rradhë, unë kuptova diçka: Integrimi nuk është aspak i lehtë. Nuk është një procedurë thjesht ligjore. Një procedurë e cila me disa “riformatime” e zëvendësime mbaron. Është një procedurë financiarisht-kërkuese, politikisht-strikte dhe “urdhëruese” për tu përafruar nga një popull i edukuar lidhur me Bashkimin Europian si një organizatë e institucion, jo thjesht politik, por human. Si një unifikim kulturash, etnitetesh dhe zakonesh, sipas disa kritereve e rregullimeve të nevojshme. Por ky unifikim internacional, do të vijë si pasojë e një unifikimi nacional, jo vetëm nga ana e popullit, por e institucioneve lidhur me qëndrimin e funksionimin e tyre, lidhur me një mbarë-vajtje dhe bashkëpunim politik. E prandaj, pikërisht nga këto “kërkesa” kohëzgjatja e finalizimit të kësaj procedure na duket e gjatë, dhe na vjen e brendshme të themi: “O Integrim, sa i vështirë paske qënë!”…