Kompania e suksesshme Vëllezërit “Duraku” nga Vushtria në Gjermani » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 13/12/2019

Kompania e suksesshme Vëllezërit “Duraku” nga Vushtria në Gjermani

Share
nga Sami Fejza
Dhj 13, 2019

Kompania e suksesshme Vëllezërit  “Duraku” nga Vushtria në Gjermani

 Mërgimtarët  e shumtë shqiptarë që emigruan për shkaqe të ndryshme nga Kosova në Gjermani,  me shumë sakrifica dhe vështirësi  për vite të tëra, ia arritën me sukses që të integrohen në shoqërinë gjermane. Ishte një rrugë jo e lehtë. Këtu duhet shtuar edhe përkushtimi i  vazhdueshëm i shumë bashkëatdhetarëve tanë për tu integruar në strukturën, me  disiplinë dhe korrektesë jo vetëm me rregullat dhe ligjet, por edhe me sistemin e  punës në Gjermani.
 Një shembull i mirë që me sukses ia arriti që të realizojë  ambiciet në afarizëm në shtetin gjerman, janë tre vëllezërit Duraku nga Stanovci i komunës së Vushtrrisë. Ata sot me Kompaninë e tyre me sukses ia kanë arritur që së bashku me njëzetë  puntorët të cilët punojnë me zell në këtë ndërmarrje, të realizojnë me korrektesë dhe profesionalizëm të lartë  projekte dhe kontrata të shumta  pune.
 Kudo që janë mërgimtarët tanë, me realizimet dhe  sukseset e tyre në janë një kënaqësi e  veçantë e që  na bëjnë të ndjehemi edhe më krenarë, për sukseset e tyre nëpër vendet e ndryshme anëembanë  botës, kudo që ata jetojnë dhe veprojnë.
Vizita e z. Fatbardh Blenishta,  koordinator i “Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane” në Gjermani, së bashku me stafin e tij, ishte një hap i mirë që dëshmon seriozitetin dhe vëmëndjen për zhvillimin e mëtejshëmm të bizneseve Shqiptare në Gjermani. Një ndër  to u  realizua me 08. 09. 2019, tek Kompania “Duraku”,   ku përveçse  u informua  për rezultatet dhe arritjet e kompanisë “Duraku” nga njëri prej  vëllezërve z  Sadik Duraku, i cili njëkohësisht është edhe drejtor i kompanisë bisedoi përzëmërsisht për të ardhmen dhe progresin e saj.
 Kompania “Duraku” gëzon autoritet dge vlerësim  të lartë, duke e radhitur vehten në një nivel me kompanitë e  tjera simotra  gjermane.   Si një kompania serioze  “Duraku GmbH” dhe me ndjeshmëri sociale për fatet e atdheut  shprehën  gatishmërinë që të japin kontributin e tyre, duke u  anëtarësuar dhe duke u bërë pjesë e “Unionit të Bizneseve” në Gjermani, në mēnyrë që të jenë sa më afër bashkëatdhetarëve tanë.
Është nder dhe kënaqësi, që  mërgimtarët tanë me punën e tyre po arrijnë suksese në të gjitha  llojet  e afarzmit, siç është edhe kompania prestigjioze  “Duraku GmbH & GARTEN- UND LANDSCHAFTSBAU
TIEFBAU”.

SAMI FEJZA 10.12.2019 Bonn.