Jashtë Kornizave! » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 07/05/2019

Jashtë Kornizave!

Share
nga Klaudja Karaj
Maj 07, 2019
Studied at Faculty of Technology and Information.
lexo me teper >

Një mini-artikull ndryshe…

Zgjohem vonë siç e do tradita në ditët e pushimit. E pushtuar nga një ndjenjë e stërmadhe lodhje dhe parazitie. Me termin ‘lodhje’ i  referohem lodhjes mendore që të paralizon trurin dhe jo asaj fizike. Ashtu e tromaksur nga orët e tepërta të gjumit, hedh një sy të shoh ç’bëhet me botën jashtë ndërkohë që unë dremisja. Ç’botë e gjallë!

Më pas i jap vetes pak minuta të ha një mëngjes + drekë pasi ora në të cilën u zgjova është një orë e ndërmjetme mes dy vakteve.

Sot më duhet të bëj shumë gjëra, por që realisht ajo që do bëj është të parazitoj e qetë në shtratin tim, me sytë e ngulitur në tavan.

Sindroma e ‘parazitisë’ është një sindromë, e cila qoftë shpesh apo rrallë na prek të gjithëve. Në rastet kur na prek rrallë mund ta quajmë disi normale pasi, pas tërë trysnisë së akumuluar gjatë një jave pune të lodhshme, disa orë më tepër gjumë nuk bëjnë keq.

Lodhja psikologjike më ka gllabëruar edhe neuronin e fundit ndaj po e lë të bëj punën e saj deri nesër në mëngjes kur të dëgjoj tringëllimën e alarmit që nuk harron kurrë të bjerë…

P.S.  E di që nuk është një artikull i denjë për Business Magazine pasi nuk ka brenda terminologji të tillë si: biznes, sipërmarrje, strategji, produktivitet, por ka një llojë ndjesie të cilën e përjeton çdokush aty jashtë.