Intervisto me Mendje dhe Selekto me zemer! » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 12/04/2018

Intervisto me Mendje dhe Selekto me zemer!

Share
nga Gerta Dyrmishi
Pri 12, 2018

Intervisto me Mendje dhe Selekto me zemer!

Nese permendim apo flasim per procesin e rekrutimit, natyrshem na vjen neper mend realizimi i Intervistave (edhe pse kjo eshte vetem nje nga hallkat e gjithe ketij procesi). Nese vazhdojme me tej me dhenien e nje definicioni per kete te fundit, besoj se per pjesen me te madhe prej nesh intervistat e punes perfaqesojne nje kompleksitet emocionesh dhe ndjesish, te cilat ne pjesen derrmuese te “bllokojne”, duke mos lejuar te shprehesh apo prezantosh veten, (perfshire ketu Soft Skills dhe Technical Skills qe cdo individe zoteron). Ndodh shpesh qe persona te ndryshem gjate realizimit te intervistes mund te perjetojne “Ankth”, i cili shpesh demostrohet me dridhje te duareve, dridhje te zerit, mos perqendrim tek intervistuesi apo ne mos prezantimin dot te vetes. I gjithe ky kompleksitet lidhet me presionin qe secili prej nesh ushtron ndaj vetes ne momentin qe paraqitemi ne nje interviste pune. Ky presion eshte rrjedhoje e pyetjeve: Si duhet te pergjigjemi, si duhet te qendrojme, nese duhet te sillemi me seriozitet apo te jemi te qeshur etj, pyetje qe nuk bejne gje tjeter vetem na distancojne nga vetvetja dhe personaliteti jone.

Ajo qe secili prej nesh duhet te beje gjate cdo interviste pune eshte: “Te jete vetvetja” (Be Honest with yourself). Vetem ne kete menyre do te mund te jeni te qete gjate gjithe intervistes, do te mund te prezantonit veten ne menyren me te vertete te mundshme, (ai/ajo qe ju jeni dhe perfaqesoni).

Ashtu si cdo gje tjeter edhe ky proces ka dy anet e medaljes, pasi pervec Intervistuesit realizimi i intervistes eshte sfide me vete dhe per Intervistuesin (personi qe drejton intervisten). Them Sfide pasi misioni i ketij te fundit konsiston ne perzgjedhjen e kandidatit/kandidates me te mire ose e thene ndryshe te perzgjedhesh te duhurin. Ajo cfare do te klasifikoja si “Thelbesore” gjate procesit te intervistimit nuk eshte definitivisht te qendruarit serioz, “i larget” apo i prere perballe personit qe po intervistohet. Kjo mendoj (mendim personal) eshte gjeneza nga e cila buron me pas vijimesia e gjithe takimit nese do te jete nje takim qe do te rrjedhi natyrshem, duke shprehur secila pale kendveshtrimet e vete apo do te jene thjesht disa minuta pyetje pergjigje prej te cilave nuk arrijme dot te kuptojme apo te deportojme ne natyren/karakterin e intervistuesit. Tashme vihet re se procesi i intervistimit po drejtohet gjithmon dhe me shume drejt intervistave “OpenTalk”, ku duhet te kapercejme formatin pyetje pergjigje (permendim ketu USA, UK etj). Nese personi qe drejton intervisten do te marri parasysh faktin qe perballe tij do te ulet nje person qe mund ta kete intervisten e pare (dhe natyrshem mund te kete problem me komportimin), apo mund te kete kaluar nje dite me problem, veshtiresi (edhe pse ketu do te citoja shprehjen qe perdoret shpesh: “Cdo gje lihet jashte deres se intervistes”, por nje gje e tille nuk mund te behet kaq kollaj sa pretendohet, apo mund te kete shume nevoje per ate pune etj), prandaj qe arritja, ne te ashtuquajturen,  interviste produktive lidhet pashmangshmerisht nga roli, sjellja e personit qe do te drejtoje intervisten. Eshte ky i fundit qe duhet te trasmetoje sinqeritet, familjaritet dhe te bej qe e gjithe intervista te jete komode. Vetem ne kete menyre mund te japim dhe marrim me te miren prej te dyja paleve ) ketu nuk mund te anashkaloj disa pika shume esenciale qe shpesh anshkalohen nga personat kur paraqiten ne interviste sic, permendim ketu:

  1. Te lexohet dhe njihet kompania tek e cila do realizohet intervista.
  2. Te lexohet me vemendje Pershkrimi i detyrave te Punes (pasi jane keto pika mbi te cilat do te bazohet biseda ne nivelin e Technical Skills)
  3. Respektimi i Kodit te Veshjes

E gjithe kjo konkludon ne citimin me te cilin nisi dhe ky shkrim: Intervisto me mendje, por selekto me zemer, ate qe mendon se eshte kandidati i duhur.

Jini vetvetja (kjo eshte vlera me e cmuar per secilin prej nesh)



Evente

Data & Technology Meetup

Shtator 11, 2019
19:00