Impiantet e reja fotovoltaike me ankand » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 23/07/2018

Impiantet e reja fotovoltaike me ankand

Share
nga Lorenc Gordani
Kor 23, 2018
Aktivitetet kryesore profesionale përfshijnë ofrimin e ekspertizës ligjore strategjike, kërkimin e aplikuar dhe ngritjen
lexo me teper >

Eksperienca e derikëtushme me impiantet nga 2 MW shërben si baze për ankandet e parqeve fotovoltaike 10-30 MW. Tashme procedura e re synon te tërheq investime me te rëndësishëm për një total prej 100 MW. Për sa këtu, themelore bëhet nxjerra e mësimeve nga gabimet në hidroenergjetikë por edhe ato të vendeve të tjera në fotovoltaikë!

Tashme, mundësia e prodhimit te energjive nga dielli edhe në Shqipëri nuk përben më një risi! Madje, vetëm pak kohë më parë qeveria ka rritur kapacitetin e ofruar për investimet fotovoltaike për një total prej 120 megavat. Për impiantet deri në 2 MW, çmimi aktual i blerjes bazohet në formulën qe llogaritet mbi parametrat e kthimit te investimit në afatgjatë, duke garantuar kështu 100 euro për MWh për 15 vjet, siç sjelle se fundmi edhe në një intervistë për mediat nga Entela Çipa, këshilltare e ministrit të energjisë.

Risi përbenë, siç në të njëjtën interviste sjelle, sa lidhur me investimet e reja ku theksohet se kuota e mbetur prej 100 megavat do të afrohet shumë shpejt nëpërmjet ankandeve te organizuara për impiantet mbi 2 megavat, për të parë me tej për rishpërndarjen për ato nen 2 MW. Deklaratë që në fakt vjen pas vendimit të marre se fundmi, i cili përcakton kriteret dhe kushtet për ankandet e ndërtimit të kapaciteteve të reja mbi 2 MW.

Në praktikë, bazuar ne kuadrin e ri për burimet e ripërtëritshme, te ardhurat qe investitorët do të marrin do të përcaktohen nga procedura e ankandit, ndryshe nga instalimet deri në 2 MW që mbeten një përjashtim nga ky rregull. Pra, tashme kemi një përparim ne praktike te idesë deri këtu për vënien në ankand të kapaciteteve të reja, apo përmbysje të asaj që është bërë përmes propozimeve te pakërkuara. Ankande të cilat do të rendisin kriteret, që po përgatiten me mbështetjen teknike të ofruar nga BERZH. Procedure e cila do jete e hapur te paktën për një periudhë 30 ditore.

Ndër detajet më të rëndësishme janë garancitë shumëfishese nga ministria e energjisë përmes kompanisë shpërndarëse, e cila gjithashtu i është caktuar kohët e fundit roli i operatorit të energjisë së rinovueshme. Në këtë drejtim, OSHEE-ja merr detyrimin për të lidhur sistemin fotovoltaik në rrjetin kombëtare të energjisë elektrike dhe për të tërhequr e paguar të gjithë energjinë e prodhuar nëpërmjet kontratave afatgjate të nënshkruar paraprakisht, d.m.th. qe ne fazën e miratimit te projektit. Përveç kësaj, risi me vete është dhe mekanizmi i parashikuar për të garantuar pagesat me penalitete për çdo vonesë.

Mbi sa me sipër, ndërsa vullneti i ligjvënësit është shumë i qartë për të pranuar një çmim të caktuar nga vetë investitorët, thelbësore është që sa këtu te maksimizohet në mënyrën më të mirë ne projektet individuale. Pra, në varësi të faktit se kemi një tarifë premium, vendimmarrja e paraqitjes se çdo projekti duhet të konsiderohet si pasojë e studimeve teknike të mire përgatitura. Kjo do të thotë se do duhet të kaloj nëpërmjet skenarëve te ndjeshmërisë ne afatgjatë të lidhura me kushte specifike te investimit, duke përfshirë rreziqet e mundshme të ndërtimit, menaxhimit, ligjore, rregullative, politike etj.

Kështu, kuadri ligjor është përgatitur duke iu përgjigjur plotësisht atyre që kanë qenë deri tani çështjet e verifikuara në praktikë. Megjithatë, fakt është se fusha energjetikë është vazhdimisht në ndryshim, dhe sfidat nuk kane munguar kudo edhe ne vendet me te avancuara evropiane. Për këtë arsye, sa më mire te punohet ne fazën përgatitore mbi skenarët e ardhshëm, aq më shumë zgjidhje mund te reflektohen ne studime, kontrata dhe dokumente të tjera, duke sjelle përgatitje me te mire për çdo skenarë te ardhshëm. Gjithsesi, mbetet qe zbutja e te gjitha rreziqeve janë aftësi qe fitohen vetëm me përvojë të gjatë dhe direkte në praktike.

Ky artikull është publikuar për here te pare ne faqen zyrtare te Radio Televizionit Scan.