Eventi i Bukurise Shqiptare: Spektakel Hatermbetjeje apo Arritje e Merituar » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 11/06/2018

Eventi i Bukurise Shqiptare: Spektakel Hatermbetjeje apo Arritje e Merituar

Share
nga Kostandin Feshti
Qer 11, 2018
Talk the Talk...
lexo me teper >

Shkruar nga Kostandin Feshti

Zakonisht evenimentet apo te ashtequajturit “spektakle” si “MISS UNIVERSE ALBANIA” apo “MISS WORLD ALBANIA” perfundojne ne nje mori lajmesh roze, se kush mbeti me i merzitur e kush ishte fituesja e cila e meritonte. Qe ne momentin qe ky show fillon teleshikuesit dhe personat ne sall, pozicionohen per te gjykuar vjazat te cilat do te modelojne hiret e tyre, per titullin e lakmuar “MISS”,

Por keto taktika kane ndryshuar pak, e kjo mund te vihet re sa me qarte. Pa dashur te ofendoje asnje nga pjesemarreset, televizionin apo edhe produksionin, ka disa vite, ku fituesja ne keto evente nuk eshte e preferuara e salles, apo e shumices. Si ka mundesi kjo gje kur kjo vajze supozohet te perfaqesoje kombin e saj. Si ka mundesi qe edhe pse shqiptaret e dine kete, prape se prape nuk munden t’a pranojne si bukurine e tyre.

Qe me Lindita Idrizin, e cila ishte nje fituese mese e merituar, dhe kjo nuk ka nevoje per shume shpjegime, kohet me pas, titullaret magjepsese nuk ishin me te preferuarat. E kjo gje u vu re dhe ne “MISS UNIVERSE 2018”, ku fituesja, Trejsi Sejdini, dhe pse nje vajze e bukur, nuk ishte e parapelqyera e publikut. Madje ata persona qe kane qene ne salle dhe jane duke lexuar kete artikull, mund t’a kuptojne fare lehte pse e them kete gje, nisur nga reagimet e audiences, e ndodhur ne Pallatin e Kongreseve etj.

Kuptohet fare lehte qe dicka prapa kuintave ndodh, por kete ne nuk do t’a mesojme kurre, dhe ne fund te fundit s’kemi pse, deri ne momentin qe ndonje nga motrat, vajzat, shoqet tona te behet pjese e nje kompeticioni te tille. Sepse aty fillon loja e vertete, Aty ku futet ne loje, i ashtequajturi “interes”.

Nje lajmerim te vogel, pa vazhduar me tej: Ky artikull nuk eshte nje shkrim sulmues, por analizues.

Me nje juri te arrire kete vit. Me prezantues, tashme te njohur e te suksesshem si Fatma Haxhialiu, Labinot Gashi dhe Anila Cela. Me kengetare si te bukura, ashtu edhe te talentuara si Manjola Nallbani dhe Eni Koci, me nje prej kirurgeve me te “famshem”, Skerdi Faria dhe me modele glamuroze e mbartese titujsh, si Diana Avdiu, nuk ka se si ky spektakel te zhgenjej audiencen e tij. Si parim e teori keshtu eshte, por ndodh e kunderta. Ndodh fenomeni i cili ka te bej me moskenaqjen e publikut kundrejt TOP 3, e me tej, kundrejt fitueses.

Kuptohet qe ne kompeticione te ketij kalibri vetem nje do te jete mbreteresha e mbremjes, e kjo gje tashme eshte rezauruar. Por edhe pse ia kane vene kapakun ketij problemi, prape ka disa shirit avujsh te cilet menaxhojne te dalin.

Qe te sqarojme dicka. Nganjehere ajo cfare na ben neve si publik, te biem ndesh me vendimin e jurise, ka te beje me karakterin dhe personalitetin qe fituesja shpalos, qe ne fillimin e eventit, duke vazhduar deri ne mbylljen e tij.

E kam thene e do t’a them me qindra here: UNE JAM FEMINIST. Por disa nga keto vajza, te cilat marrin pjese ne konkurset e zinxhirit televiziv “MISS”, t’a bejne shume te veshtire te gjykosh ne menyre objektive. Duke u nisur qe nga gjestikulatura deri tek artikulimi dhe oratoria, dy karakteristika, te cilat nje “MISS” duhet t’i kete me patjeter. Megjithate, kemi vene re qe kohet e fundit, keto karakteristika jane zbehur dhe rendesia e tyre eshte venitur. Por nuk eshte venitur artikulimi i nje fjalie nga “MISS”-i. Fjali e perbere nga permbledhja e disa fjaleve te medha e me kuptim, e cila con ne nje rruge pa fund e krye. Ky eshte momenti ku ajo vjaze e humbet shkelqimin ne syte e audiences.

Po te marrim kete show e t’a krahasojme me simotrat e tij internacionale, duke marre parasysh edhe kushtet e buxhetin, per nga ana e organzimit, skenografise, produksinit etj, jemi shume mire. Ndersa kur e krahasojme nga ana e pjesemarrjes, shikojme disa calime e dallime te vogla. E perseris, JO NE LIDHJE ME PAMJEN, pasi vajzat tona shqiptare jane me te vertet te bukura, por ne lidhje me ate pjesen e background-it, pjesen josiperfaqesore, sharmin dhe modestine qe nje “MISS” duhet te kete. Po t’a veme re me vemendje, Miss-et ne mbare boten kane patur nga nje pune, kane arritur dicka ne komunitetin e tyre, kane bere dicka per te, ose me sakte, kjo mund te jete cfare ka bere fituesja apo disa nga pjesemarreset. Por ne vendin tone, pa dashur te paragjykoj, fituesja ne disa raste ka qene thjesht nje vajze e bukur, e cila instagramin e ka te pushtuar nga ndjekesit, te cilet komentojne ne fotot e saj provokuese, ku ne disa raste nje veshje mund te kete ndonje pjese qe mongon apo “quote”-i mund te jete me i “nxehte” sec duhet. Tani, jam shume dakord me nje femer e cila shpalos dhe reklamon format e saj, bukurine natyrore, shpalos feminilitetin dhe delikatesen, por ne te njejten kohe dhe sensualitetin qe ajo si nje qenie femerore ka, por jam dakord me keto gjera, ne momentin qe ato behen me klas, me deshiren per te dhene nje mesazh. Jo me deshiren per t’u dukur sa me vulgare e per te marre sa me shume komente apo like. Dhe ne menyre absolute nuk jam dakord qe ky te jete perfaqesimi i nje “MISS”-i ne nje kompeticion te tille. Apo te jete ajo cfare publiku internacional merr, pasi ben disa kerkime per kete vajze.

Ka vajza te bukura plot, te mencuar, te arrira te cilat jane hyjnesha. Pse nuk mundohemi te kerkojme keto lloje femrash per te na perafqesuar. Pasi “MISS UNIVERSE” dhe “MISS WORLD” kane marre nje rendesi te madhe, aq me shume ne kohen ne te cilen jetojme, ku femra eshte kryqendra e cdo bisede sociale, ku per femren po luftohet qe te mos shikohen thjesht si te bukura apo si kukulla porcelani. Pse nuk kerkojme me thelle per kesisoj vajzash, por mjaftohemi me ato te cilat ofrohen vete per te qene pjese e nje spektakli te tille.

Pa dashur te dukem i njeanshem ne mendimin tim, nuk mund te perjashtoj faktin qe keto evente televizive, jane gjithashtu te mbushur me perendesha te zgjuara e magjepsese, te cilat kane nje emer e reputacion, dhe e meritojne pelqimin dhe respektin e publikut. Por fatkeqesisht, nganjehere rrezatimi i tyre, venitet nga mediat sociale, nga shoqerite e medha, nga pompoziteti i tepert dhe reklamimi i disa pjesemarreseve te tjera.

Por “showbizz”-i mbete “showbizz” e shume nga ne nuk e dine te verteten e prapaskenave. Por dicka e dime me siguri, qe: Kemi vajza te sukesshme, te bukura, te zgjuara, modeste, sharmante e fine me bollek ne vendin tone te vogel, e per kete duhet te jemi krenare e te lumtur. Pasi ajo kurore eshte thjesht nje objekt, e cila e nderron “padronin” vit pas viti. Ajo cfare ka me te vertete rendesi eshte impakti qe ti le ne shoqerine e perditshme, tek njerezit qe te rrethojne. Atje duhet te jemi te gjithe “MISS”-e me “MISTER”-a. Dhe pavaresisht se mund te duket e pabesueshme, edhe te tille kemi goxha. Nje lumturi me shume.