Disa arsye pse ende jetoj në Shqipëri » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 05/09/2018

Disa arsye pse ende jetoj në Shqipëri

Share
nga Eva Kushova
Sht 05, 2018
Gazetare, blogere, eksperte e medias, sipërmarrëse, bashkëthemeluese e "Manderina Promotions" dhe "Visit
lexo me teper >

Mund të gjejmë qindra arsye për të ikur nga Shqipëria po për të ndenjur këtu a gjejme dot? Ja disa arsye pse ende jetoj në Shqipëri.

1. Se këtu kam prindërit, motrat, vellain, të afërmit e mi.
2. Se flas kudo gjuhën time
3. Se kurrë nuk ndihem e vetmuar
4. Se kemi det, mal, natyrë të mrekullueshme dhe shumë ditë me diell
5. Se kemi histori të lashtë të admirueshme
6. Se kafenetë e lagjes i njoh me pëllëmbë, u di dhe çmimet dhe e pi kafen ku të dua
7. Se mund të vizitoj kurdo gjithë vendet, qytetet ku kam kujtime
8. Se mund të takoj miq të fëmijërisë e mësuesit e dikurshëm
9. Se njoh qindra variante e vende për të blerë dicka, lirë dhe mirë
10. Se njoh shumë njerëz te cilëve mund t’u drejtohem kur kam një hall
11. Se di gjithë numrat e urgjencës, ambulancës dhe në çast mund të telefonoj për ndihmë
12. Se shkoj në dasma, ditëlindje e evente, ku festojmë alla shqiptarce
13. Se çdo muaj kemi nga një ditëlindje në familjen e madhe dhe kjo është e mrekullueshme
14. Se nuk më duhet të bëj punëra të rëndomta, pasi shkolla e lartë më ka vlejtur.
15. Se s’kam ngelur asnjëherë pa punë, edhe pse të gjithë ankohen se s’ka punë.
16. Se edhe kur më kanë hequr pa të drejtë, kam gjetur dicka tjetër me më vlerë për të luftuar
17. Se asnjëherë s’jam përzier në afera të pista dhe i kam bërë prindërit krenarë.
18. Se nuk kam turp të kërkoj të drejtën, dhe s’guxon të ma hedhë kush
19. Se nuk e vras mendjen se ku do lë fëmijën, se gjyshërit të ndihmojnë me dëshirë
20. Se kopshti dhe shkolla janë falas, të paktën deri në universitet
21. Se kam përjetuar dy sisteme dhe shumë histori i kam me të jetuar, jo me të treguar
22. Se politikanët dhe bota VIP janë pjesë e humorit të kësaj shoqërie
23. Se këtu bota rrotullohet shumë shpejt, sheh si shfryhen ata që fryheshin dikur nga nje post pune
24. Se mosmirënjohësit dikur, shpesh kthehen dhe të luten
25. Se kam Kishën ku shkoj dhe atje i njoh të gjithë
26. Se ketu ka vendosur Zoti që unë të jetoj
27. Sepse nuk më ka dalë kurrë llotaria amerikane (edhe pse dikur kam aplikuar)
28. Se nuk m’i ka hapur askush dyert për të ikur jashtë
29. Se të huajt po e preferojnë gjithnjë e më shumë vendin tone
30. Se nuk do doja ta gëzonin të huajt këtë vend, por fëmijët tanë.
Ps/ Ka dhe shumë arsye të tjera, por po e lë me kaq. Sekreti është të gjesh lumturinë aty ku fati ka vendosur që të jetojmë. Ndaj, mos u qani por jetoni të sotshmen aty ku ndodheni. Dhe luftoni çdo ditë për të bërë diçka për këtë vend dhe për t’ua lënë brezave në vazhdim.