Cfare po ndodh me bankat greke ne Shqiperi?
Përditësuar së fundmi: 30/06/2015

Cfare po ndodh me bankat greke ne Shqiperi?

Share
nga Gerti Boshnjaku
Qer 30, 2015
Over the years of work at New Media Communications, Gerti has been in charge of all the projects developed which supplie
lexo me teper >

Nga situata e mbylljes se bankave ne Greqi edhe duke mos ditur se si do te shkoje kjo situate, pata dyshime se cfare do te ndodhe me bankat me origjine greke qe operojne ne Shqiperi. Gjeja e pare qe bera, u konsultova me miq te mi qe punojne ne banka, te cilet me deklaruan se rrezik direkt per faliment te tyre nuk ka, megjithate nuk dihet asgje me siguri. Edhe pse ne media kombetare eksperte te ndryshem te financave theksuan se sistemi yne i bankave te nivelit te dyte eshte i mbrojtur ne vijim te politikave te Bankes Qendrore nuk eshte se mi hoqi dyshimet. Ndaj vendosa te shkoj ti terheq disa para ne monedhe te huaj qe kisha ne njeren nga bankat greke ne Tirane.

Cfare me ra ne sy ishin:

“Rradha disi me e gjate se zakonisht tek sportelet e arkes si edhe tek tavolinat e sherbimit me klientin. 

Ritmi i ngadalte i punonjesve te sherbimit dhe te arkes ne menyren e te punuarit, cka shtonte rradhen dhe krijonte pak acarim tek njerezit. 

Verdallosja dhe burokracia per te vonuar terheqjen e parave nga njerezit. “

Ishte e dukshme se njerezit kane filluar te kerkojne terheqjen e parave nga kjo banke dhe nga menaxhimi i bankes duhej te kishte ndonje urdherese apo orientim per te zvarritur proceset e terheqjes se parave.

Nderkohe Shoqata Shqiptare e Bankave publikoi ne faqen e saj nje njoftim per shtyp se deshiron te siguroje publikun dhe te gjithe depozituesit dhe klientet se zhvillimet ne vendin fqinj nuk ndikojne ne stailitetin dhe funskionimin normal te bankave ne Shqiperi.

Ceshtjet qe do shtroja per diskutim duke kerkuar edhe ndihmen e eksperteve te sektorit jane:

  1. A jane te sigurta parate e njerezve qe ndodhen ne llogari ne keto banka? Deri ne c’mase?
  2. Politika e bankes ne fjale per te zvarritur proceset cfare tregon? Shenje rreziku apo thjesht situate ‘pending’ per te mesuar cfare do te ndodhe pas referendumit ne Greqi?
  3. A ka rrezik qe bankat me nje sjellje te tille rrezikojne ti humbasin pergjithmone klientet e tyre? 

Une personalisht do te rekomandoja nje sjellje me shume transparente nga banka, duke folur hapur me konsumatoret, duke i kerkuar qetesi dhe duke i dhene nje lloj garancie se financat e tyre jane te qendrueshme ne bankat e tyre. Kjo sjellje zvarritese thjesht sa i shton dozat e tensionit mes klienteve dhe mund te nxise perhapjen e WOM (word of mouth) ne menyre negative duke gjeneruar ritme me te medha kerkesash per terheqje ne ditet ne vazhdim…

Mua personalisht ma shtyne terheqjen deri diten e enjte dhe nuk me erdhi aspak mire. Cfare mund te sugjerojne ekspertet qe operojne ne sektorin bankar?