Cfare ka pas vrimave te zeza » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 17/03/2018

Cfare ka pas vrimave te zeza

Share
nga Erion Hyseni
Mar 17, 2018

Nje teori ne fiziken e grimcave thote se jane nente dimensione dhe se vrimat e zeza jane kryesoret per te arritur tek ato. Kjo do te thote se vrimat e zeza mund te jene portale drejt universeve te tjera. Ndersa, jane pikerisht shkencetaretqe punojne ne CERN qe po synojne ta deshmojne kete.

Disa teori ne fiziken e grimcave thone se ne univers ka me shume se ajo qe shohin syte, se ka pra dimensione qe mund te japin pergjigje per pyetjet qe nga fizika kuntike e deri tek graviteti.

Nje prej tyre eshte “Teoria e Branit (telave)” qe thote se dimensionet e shumfishta mund te fshehin universe te tjera.

“Eshte pjese e nje teorie me te gjere qe perpiqet te shpjegoje se si te gjitha forcat dhe grimcat qe i njohim mund te pershtaten ne nje pershkrim te vetem” , ka thene fizikani Chris White per Daily Mail. “Kjo teori thote se materialet baze te ndertimit te natyres, ne vend se te jene grimca, mund te jene tela, te rrafshta apo shumedimensionale”.

Telat jane ne universin qe perbehet nga nente dimensionet dhe kur kesaj i shtohet koha , atehere behet dhjete dimensione, transmeton Telegrafi.

“Papritmas njeriu pyeti nese, rastesisht, tek ato ‘brana’ ka njerez te tjere”, thote Dr. Cristophea Galfard, i cili ne librin “Universi ne doren tende” shpjegon se si do te dukej udhetimi ne ato dimension,.

Shkenca e CERN-it pio perdorin LHC-ne (pershpejtuesin e perplasjes se grimcave) per te deshmuar ekzistencen e dimensioneve te tjera e ketye synojne duke krijuar vrima te zeza mikroskopike.

“Ato do te shperbehen shpejte, porn do te lene rrezatim ne detektoret tane” , thote White.

Teorite qe sugjerojne ekzistencen e dimensioneve te tjera qe parashikojne ne te njejten menyre sic atomet e kane gjendjen e energjise se ulet ne “gjume” dhe ate te larten ne “zgjim”, ne dimensionet te tjera mund te kete versione me te renda te grimcave standarteve.

Por, edhe zbulohet deshmia per dimensionin tjeter , kjo jo patjeter do te thote se teoria e telave ishte e drejte. Disa shkencetare po ashtu nuk besojne se ka dimensione shtese. Nga CERN-i thone se nuk mund te parashohin rezultatin qe do ta kene per dimensionet e tjera, por bejne me dije se per kete do te japin njoftime.