Çfarë duhet të marrim parasysh para marrëveshjes për një Web Dizajn?! » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 27/12/2015

Çfarë duhet të marrim parasysh para marrëveshjes për një Web Dizajn?!

Share
nga Fatjon Alku
Dhj 27, 2015
// Web Designer \\ Always held an interest for art and design, in some form or another. The earliest career goal I can
lexo me teper >
Këtu do përmbledhim pikat kyçe që nevojitet patjetër të përfshihen në kontratë mes Web Dizajnerit dhe Klientit:

1.    Parashikoni se cfarë do përfshihet.
Kontrata duhet të përcaktojë në formë të prerë se cfarë përgjegjsish ka secila palë në këtë marrveshje,cilat pika do të preken në këtë proçes pune dhe cilat jo.Dhe nëse ka pika që mund të preken por janë jasht temës së kontratës,si do të tarifohen ato nëse kërkohet aplikim i tyre.2.    Kërkesat e Klientit dhe Rishikimet
Përcaktoni sakt numrin e Dizajnit që do aplikohet,shembujt sa doparaqiten pa përfshirë tarifë ekstra dhe rastet kur aplikohet tarifë ekstra. Të shënohet qartazi numri i rimodelimeve  të Dizajneve pa pagesë ekstra që të dyja palët të ndihmojnë në përfundimin e projektit në kohë dhe mos shpërdorohet puna e kryer.

3.   Përballja me vonesat e klientit
Pritja e klientit për të plotësuar kërkesat për përmbajtjen(fotot,tekstet,produktet,cmimet,apo cfardolloj informacioni) mund të bëhet shkak i madh për mosrealizimin e projektit ne kohë ,por mbi të gjitha është proces që nervozon këdo që ka lidhje me projektin. Prandaj duhet të sigguroni në kontratë që kjo pikë të përmbushet brenda afateve dhe se cfarë do ndodhë nëse klienti tejkalon afatet për çfardolloj shkaku.

4.   Kush ka autorësinë e ëebfaqes apo punës së kryer?
Nëse do kalohet autorsia mbi klientin apo do mbahet nga ëeb dizajneri është temë shumë konfliktuale mes shumë kompanive,pasi shpesh ëeb dizajnerat dhe klientët kanë kontradita në idetë e tyre,gjërat ndryshojnë ,që të dyja palëve ju duhet autorsia,por që shpesh ligjërisht bien ndesh për fakte të pagesave të kryera . Por nëse bëhet kontrata që në fillim duke përfshirë autorsinë problemet zbehen.Por gjithsesi duhet të shikohet dhe se si e kërkon ligji në shtetin ku krijohet kontrata.

5.    Klauzolat dhe ndëshkimet ligjore 
LImitimi i ndëshkimit  duke e ndarë cdolloj mospërmbushje të kontratës në copza sa më të vogla,do bënte që nëse kontrata prishet të paktën mos ndëshkoheni dhe për punë që janë kryer.Rreziku bëhet akoma më i vogël nëse të dyja palët bien dakord se cdo ndodhë nëse disa nga pikat nuk realizohen.Mospërfshirja e tyre do rezultonte në sorollatje nëpër gjykata për të ndarë një çështje që fare leht mund të ishte anashkaluar.Gjithashtu mund të rrisë harxhimet duke ju penalizuar dhe kohën për projektet e tjera.

6.   Pikësynimet dhe përfundimi i projektit
Të jenë të mirëvendosura dhenë dakordësi të qarta piksynimet ,me shënjues të arritjes në cdo fazë ,do të parandalojë klientin që të kërkojë ndryshime në fazat e realizuara tashmë,ose të paktën sdo kërkojë ndryshim të asaj faze që ka kaluar duke kërkuar të realizohet falas.

7.    Ndryshimet nga Klienti apo nga Palët e treta.
Qartësojeni në kontratë nëse do të jeni apo jo përgjegjës për ndryshimet apo rregullimet e cdolloj defekti në projektin e përfunduar.Ose të paktën sigurohuni që nëse do e kryeni ju,mos jetë kurrë falas. Mbi të gjitha mundohuni të përshkruani në pika cilat ndërhyrje do kryeni qoftë dhe me pagesë.

8.   Mirmbajtja dhe Mbështetje teknike
Përveç nëse jeni tip që ju pëlqen të merreni me telefonatat e shpeshta nga klienti që ju thotë “si e kam passëordin e e-mailit se e kam humbur(përsëri)” ,sigurohuni që çështja e mirmbajtjes dhe shërbimeve teknike të qartësohet sa me mirë në kontratë.

9.    Afatet e Pagesave
Që të mos shqetsoheni për pagsat apo nëse do kryhen apo jo në kohë ato,shkruani dhe përfshijini në formë të qartë në kontratë.Një parapagesë pa nisur projekti,rreth 30%  dhe një rikujtesë kur projekti të jetë në realizim e sipër sdo të bënin asnjë dëm,madje përkundrazi do motivonin që të dyja palët që ta perfundojnë sa me shpejt projektin.Shifrat duhet te jenë të qarta me shkrimalfabetik plus shifra në kontratë.


Evente

Pastrojmë Durrësin

Gusht 26, 2018
9:30 AM

TEDxTirana 2018 – Lidhshmëria

Shtator 15, 2018
5:30 PM - 8 PM

AllWeb Albania 2018

Tetor 11, 2018
9 AM - 6 PM