Çdo projekt në web dizajn ka nevojë për... ? » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 21/08/2015

Çdo projekt në web dizajn ka nevojë për… ?

Share
nga Fatjon Alku
Gus 21, 2015
// Web Designer \\ Always held an interest for art and design, in some form or another. The earliest career goal I can
lexo me teper >

Ashtu si në futboll, apo në çdo aspekt ku duam të kemi sukses, duhet të kemi punën në grup që të na bëjë që suksesi të n’a rendë pas. Nëse mendojmë se suksesi do të vijë nga puna individuale vetëm, thjesht po gabojmë.
Puna në grup ka shumë rëndësi, aq shumë madje, sa që që aty dallohet suksesi i një skuadre apo grupi pune.

 

Grupimi dhe se si do funksionojë puna në grup i jep rëndësi të vecantë punës që ne bëjmë. Mund të jetë dicka e vogël por duke punuar në grup jep rezultate të mëdha ose e kundërta; mund të jetë punë super e vështirë, por kur realizohet në grup, duket sikur s’keni bërë asgjë të vecantë.

Por si mund të ndahen proceset në një skuadër, që suksesi të na ndjekë?

Dhe si duhet të punojmë me një qëllim, por në koncepte apo drejtime të ndryshme nga njëri-tjetri?

Në cdo punë grupi, kemi persona të ndryshëm, të cilët padyshim dinë të bëjnë gjëra ndryshe nga njëri-tjetri, pra ndarja e proceseve është hap thelbësor.

Kur marrim ne konsideratë zhvillimin e një Webfaqeje, cilat do jenë rolet dhe personat që do zgjedhim për të qenë pjesë të skuadrës, të cilat çdo skuadër duhet t’i ketë?

Këtu do të gjejmë titujt dhe rolet që na nevojiten për ndërtimin e një projekti të suksesshëm:

Çdo projekt në web dizajn ka nevojë për… ?

Menaxhues Projektesh

Përmendet i pari meqë dhe roli i tij është thelbësor. Ky është lideri dhe frymëzuesi i skuadrës, në futboll do e quanim kapiteni i skuadrës. Është personi që siguron se jemi ne drejtimin e duhur si nga puna në skuadër ashtu dhe brenda buxhetit. Shpesh vendos pritshmëritë dhe afatet kohore për projektet, merret me komunikimin në skuadër dhe jashtë saj (klientët, eprorët nëse ka etj).

Menaxhuesi i Projekteve shpesh punon bashkarisht me klientin dhe rolet e tjera për të përcaktuar dhe afatet e projektit. Kontrollet e shpeshta jane rutinë e përhershme e një personi që mban këtë rol, duke ndërhyrë dhe ndihmuar të anashkalohen pengesat që hasen nga grupi punës dhe ja transmeton cdo gjë klientit. Gjithashtu ndërton raporte periodike mbi punën e kryer.

Pa këtë person, projekti shpesh mund të devijojë apo dhe të humbasë në kohë apo të dalë jashtë kontrollit. Por me kete person çdo gjë do të shkojë më  mirë sado pengesa të ketë projekti.

 

Çdo projekt në web dizajn ka nevojë për… ?

Dizajner e UI/UX (Ndërfaqja e përdoruesit/Eksperienca e përdoruesit)

Proçesi i dizajnit duhet me patjetër të fillojë me arkitektët e ndërfaqes grafike të përdoruesit dhe me dizajnerin e Eksperiencës së përdoruesit. Këto shpesh realizohen nga i njëjti dizajner i cili formulon mënyrën e ndërtimit dhe të strategjisë së projektit. Nëse faqja ekziston, ata bëjnë kërkime, analizojnë të dhënat, klikimet dhe shikojnë se ku duhet të bazohet ndërtimi i ndërfaqes së re si edhe vendosin pikësynime për Webfaqen e re. Pasi ky rol kryen veprimet e tij, bën një hap pas, duke pritur për të bërë të tjerët në përfundim të projektit dhe ndërkohë ja dorëzon dokumentimet dhe raportet bashkë me qëllimet, dizajnerit dhe specialistit të përmbajtjes.

 

Çdo projekt në web dizajn ka nevojë për… ?

Specialisti i përmbajtjes

Përmbajtja është po aq e rëndësishme sa vetë faqja, por që shpesh nuk merr vëmendje aq sa meriton. Shpeshherë detyra për të përgatitur shkrimet, ju jepet personave që nuk janë profesionistë në shkrime, gjë që jep ndërkomunikim të dobët dhe shpeshherë dhe vonesa në projekt.

Një projekt i mirë në web dizajn ka nevojë për një person që ka ide për krijimin e kontentit, ky person duhet të ketë eksperiencë në shkrimin e përmbajtjes së faqeve, aftësi bindëse në shitje dhe rrjedhshmëri në komunikim. Ky rol, krijon përmbajtje për cdo faqe apo për vetë ndërfaqen.

Specialisti i përmbajtjes duhet të shohe detajet dhe të ketë armë të fuqishme komunikimin me audiencën e faqes.

 

Çdo projekt në web dizajn ka nevojë për… ?

Web Dizajneri

Të paturit e një dizajneri të mirë është diçka e domosdoshme për çdo skuadër. Ky person është përgjegjës për realizimin e një ndërfaqeje sa më moderne por njëkohësisht dhe shumë të thjeshtë për përdoruesin. Duhet me patjetër të arrijë objektivat e vendosur për projektin, por gjithashtu dhe të kujdeset që gjithçka të jetë në përputhje me brandin e krijuar nga kompania.

Kthimi në jetë i faqes është po ashtu një nga detyrat e dizajnerit. Analizat dhe idetë që realizoi Dizajneri UI/UX duhet të realizohen në mock up nga Web dizajneri për cdo faqe në detaje. Dizajneri fokusohet për të ndërtuar konceptin e faqeve, krijimin e shablloneve (template) dhe ndërtimin e grafikës për web faqen.

Shkurtimisht, nëse arrini të imagjinoni një ide për webfaqen, web Dizajneri duhet ta realizojë atë të jetë reale në dorën tuaj.

 

Çdo projekt në web dizajn ka nevojë për… ?

Zhvilluesi(Developer)

Strategjia, përmbajtja dhe dizajni janë të gjitha celës më vete, por pa zhvilluesin nuk bashkohen që të dalin një trup i vetëm.

Zhvilluesi ose grupi i zhvilluesve përdor strategjinë, përmbajtjen, dizajnin dhe analizat për të kthyer faqen në kod aktual, pasi bëhen disa teste, përmirësohen problemet,  projekti merr jetë dhe vihet në përdorim.

 

Çdo projekt në web dizajn ka nevojë për… ?

Reklamuesi në web

Ky rol dhe pse ka shumë rëndësi gjatë ndërtimit, ai rëndësinë ë vërtetë e arrin pasi faqja ka dalë aktive dhe është online. Shpesh punën e mban në kontakt me zhvilluesin e përmbajtjes dhe me dizajnerin. Jo vetëm që duhet të krijojë përmbajtje sa herë duket e nevojshme, por duhet të njohë dhe trendet e internetit, duke ofruar optimizim dhe rritje në shitjet dhe shikueshmërinë e faqes.

Ndërtimi i një faqeje të sukseshme kërkon punë grupi. Përpjekja për ri-dizajn të faqes pa ekspertizën e duhur, jep probleme serioze në kompani.


Evente

Trajnim nga BERZH – Si të menaxhoni një kompani konsulence?

Tetor 29, 2018
- 30 Tetor, 2018 dhe 20-21 Nëntor 2018, ora 9:00 AM - 5:30 PM

Panairi i 21 i Librit “Tirana 2018”

Nëntor 14, 2018
– 18 Nëntor ora 08:00 - 21:00