Bëhuni Punëdhënës, jo Punëmarrës! » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 09/10/2018

Bëhuni Punëdhënës, jo Punëmarrës!

Share
nga Afrim Osmani
Tet 09, 2018

Shoqëria e sotme njerëzore ecën drejt polarizimit të skajshëm, sepse anëtarët e saj gjithmonë e më shumë, po zgjedhin të bëhen punëmarrës dhe jo punëdhënēs.

Nëse ti zgjedh të shkosh diku dhe këtë e bën duke ecur në këmbë dhe jo me makinë, apo avion, patjetër që ti ke bërë një zgjedhje te sigurt, por jo kompetitive, jo efiçente dhe për rrjedhojë, jo më të suksesshmen.

Nëse të gjithē ne prindërit rrisim femijët, duke i thëne çdo ditë, bëhuni ekonomistë, arkitektë, doktor apo inxhinjerë, sepse keshtu do beni nje jetë te qetë dhe të rehatshme, natyrisht kemi bindur vehten dhe ata, që do kenë një jetë të sigurt.

Nëse ne, do ti themi gjithmonë  atyre kujdes, mendohu mirë para se të veprosh, më mire mos e bëj se sa t’a bësh gabim, ne nuk do t’i lëme ata të gabojnë,  ne nuk go t’i lëmë ata të rriten, ne nuk do t’i lëmë ata të mendojnë.

Jack Ma, themeluesi i “Alibaba”, kur e pyetën se çfarë këshille do t’i  jepësh të rinjve, ai tha: – Gaboni, gaboni, gaboni, pa pasur frikë se po dështoni, sepse dështimi është pjesë e suksesit.

Nëse Thomas Edison nuk do kishte gabuar 1000 mijë herë, në eksperimentet e tij, ai nuk do t’a kishte shpikur llampën, ai nuk do kishte stërvitur shpirtin e shpikësit dhe të sipërmarrësit.

Nëse Edison, do të kishte qenë një punëmarrës, bota me siguri nuk do kishte as gjysmën e perfitimeve që pati nga shpikjet dhe zbulimet e tij.

Nëse Steve Jobs nuk do kishte  pasur dëshirën për arritje dhe nuk do kishte zgjedhur sipërmarrjen si instrumentin për ta realizuar ëndrrën, me siguri bota nuk do të kishte pasur sot, as ipod-in, ipad-in, iphone-in, apple-in, etj.

————————————————————————————————————————————————————

Universitetet edukojnë punëmarres dhe jo punëdhënës të ardhshëm.

Kjo është një nga sfidat, që përballet shoqëria sot në të gjithë botën.

Shkolla të mëson si të mos gabosh dhe jo si të rriskosh.

A nuk jane universitetet sot, ato që  nuk  implementojnë  simulimin e situatave reale, që burojnë nga mardhëniet e përditshme, qofshin ato në organizata publike apo private.

Kush nga studentët e ka ndjerë vehten gati, pasi shkolla i ka krijuar atij klimën e duhur, i ka dhëne mjetet e duhura, per t’u bërë një sipërmarrës.

Natyrisht të bëheni arkitektë, ekonomistë, doktorë, apo inxhinjerë, por në vend që të punësoheni, punësoni vehten, duke hapur studiot tuaja. Në vend që të bëheni punëmarres, bëhuni punëdhënēs.

Edukohuni që paraja t’ju shërbejë si një instrument i sipërmarrjes, sepse vetëm atëherë ajo do të shërbejë si punonjësi juaj, përgjatë 24 orëve, do tē thoshte një autorë i nje libri të suksesshëm.

Ne duhet të mësojmë të rriskojmë, te dalim nga kutia, sepse vetëm kështu mund të arrijme atë që duam, mund të arrijmë lirinë financiare.

Në vend që të ecim në këmbë, ne duhet të zgjedhim mjetin e duhur, ne menyre që, në vend që të jemi të sigurt, të jemi te suksesshëm.

Punëmarrja dhe punëdhënia, shërbejnë si dy platforma të ndryshme, brenda të cilave, individi shpalos aftsitë dhe zotësitë e tij. Njëra si një hapësirë mundësish të limituara dhe  tjetra një mjedis ku hapesirën mund t’a formësosh vetë.

Mendoni për një moment një makinë me tregues shpejtësie dhe konfortiteti optimal. duke performuar në një rrugë lokale, rrallë herë do të ndodhë të performoj me më shumë se 30% të kapacitetit të saj.

Imagjinoni të njëjtën makinë në një autostradë, ajo do të performoj me një shpejtësi (rrisku) te larte dhe konfortitet optimal.

Janë pikërisht aftësitë sipërmarrëse, dhe Punëdhënia si platformë që krijojnë atë hendek të madh, midis punëdhënësit dhë punëmarrësit, që dy njerëz megjithëse me cilësi dhë aftësi afërsisht të përafërta, të kenë një diferencë eksponenciale në rezultat.

Vetëm sipërmarrja të mundëson të bësh atë që ke dashur, të arrish atje ku ke ëndërruar dhe të jetosh lirinë financiare.

Nga ana tjetër, sipërmarrja i mundëson anëtarëve të një shoqërie, të ecin shpejt, të konkurojnë suksesshëm dhe të rriten në shtratin e inovacioneve.

 

MBA Afrim OSMANI                                                                               

Lektor, KU “Luarasi”