Ajo që mbetet është ëndrra » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 26/12/2018

Ajo që mbetet është ëndrra

Share
nga Afrim Osmani
Dhj 26, 2018

 

 

E vetmja mënyrë për të përballuar frikën, duke ecur bashkë me të, duke e përshkruar atë tej për tej, është nëse ju vendosni te keni një ëndërr!

 

Ëndrrat janë arsyeja më kuptimlote, që kultivojnë te njeriu në mënyrë të vazhdueshme, pasionin dhe vendosmerinë për t’ia dalë.

 

Nëse doni ta shijoni çdo ditë të jetës edhe pse ato në shumë raste mund të jenë të vështira, gati të pa përballueshme, vendosini vehtes objektivin e jetës, përcaktoni qartë jetën që do të donit nesër, krijoni ëndrrën tuaj njerëzore.

 

Provojeni ta bëni, sepse duke përcaktuar qartë ku jeni sot dhe ku do të duhet të jeni nesër, ju do të merrni ndoshta pa e kuptuar që tani, vendimin më të rëndësishëm të jetës.

 

Duke bërë këtë, të gjitha ditët që do të vijnë, qofshin ato të begata apo të vështira, do të shërbejnë për të ndërtuar ngrehinën e të ardhmes tuaj.

 

Përcaktimi i qartë i ëndrrës tuaj, do të bëj të mundur që të rrisni dhe kultivoni më shpejtë kurajon dhe vetëbesimin.

 

Njeriu është një qënie që priret më shumë drejt konfortitetit dhe rehatisë, sepse atje ndjehet më mirë, sepse atje është në zonën e tij të sigurisë.

 

Por siç kanë rënë dakord sot, të gjithë sociologët, psikologët, trajnerët e suksesit etj,  se çdo gjë e suksesshme ndodh jashtë zonës së sigurisë.

 

Ju duhet të pregatiteni që gjërat që ju ndodhin në jetë, në një masë të konsiderueshme ti kontrolloni, por ajo që është më e rëdësishme, nuk është ti kontrollosh, por mënyra se si ti reagon.

 

Thënë kështu, herët ose vonë gjërat do të ndodhin, por ajo që ka rëndësi nuk është mosveprimi, por mënyra se si ju reagoni.

 

Nësë do ti pyesim ata që i’a kanë dalë, ata që janë bërë të suksesshëm, ajo që i bashkon është të pasurit e një ëndrre, të cilën e duan, e cila ju zgjon pasionin dhe i motivon arsyet për të qenë të vendosur, të vetëdisiolinuar, këmbëngulës dhe kurajoz.

 

Qëndrimi brenda zonës së sigurisë, krijon gjithmone pritsmëri të gabuara, kultivon dëshirën e fitimit të shpejtë dhe nuk krijon kulturen e sfides.

 

Strategjia qe duhet përdorur është se si të qëndrojmë të motivuar, se si të kultivojmë kënaqësinë nga arritja dhe jo kënaqësine nga konfortiteti, apo ca më keq kënaqësinë nga rehatia.

 

 

 

 

 

Ajo që na mban të motivuar, ajo qe na bën të këmbëngulim, te jemi të vëndosur, të ngrihemi kur biem dhe të vazhdojmë përpara edhe pse jemi të dërrmuar, është pikerisht ëndrra, dëshira për të pasur jetën që duam.

 

Fuqia për të mbajtur të gjallë ëndrrën tuaj, buron nga nevoja për identitet, nga nevoja për arritje, nga nevoja për t’u vetërealizuar, nga nevoja për ti dhënë jetës kuptim!

 

Nëse do të jetosh jetën tënde, jetën që do dhe jo jetën e tjetrit, caktoje ëndrrën tënde, ushqeje atë, duke marrë kënaqësinë çdo ditë që ajo rritet dhe jo vetëm atëherë, kur ajo do të realizohet.

 

Ditën që do  te kuptosh rëndësinë e madhe që ka ëndrra, atë ditë do të kuptosh që dështimi nuk është gjë tjeter, vetëm se pjesë e suksesit!

 

Ajo që na rrit nuk është përditshmëria e konforte, por përballja me sfidat, problemet dhe vështirësitë, na rrisin përpjekjet për t’ia dalë.

 

Nga pothuajse të gjitha studimet, ka dalë një përfundim i përbashkët se, njerëzit e suksesshëm ja dalin për të qenë të tillë, se ata për asnjë arsye nuk heqin dorë nga ëndrra e tyre!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MBA Afrim OSMANI                                                                                 

 

 

Lektor, KU “Luarasi”