5-SEKONDËSHI MREKULLI-BËRËS I MEL ROBBINS! » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 28/04/2019

5-SEKONDËSHI MREKULLI-BËRËS I MEL ROBBINS!

Share
nga Klaudja Karaj
Pri 28, 2019
Studied at Faculty of Technology and Information.
lexo me teper >

“Mjaftojnë thjeshtë 5 sekonda për të ndryshuar jetën tënde!” – thotë Mel Robbins.

Reportere e CNN, autore, influencer, TEDSpeaker dhe një shpërndarëse e mendimit pozitiv, Mel na njeh me 5 Sekondëshin e saj efektiv. “The 5 Second Rule” titullohet libri, i cili është një guidë fantastike e ilustruar me shembuj të njerëzve të zakonshëm, të cilët tregojnë si e përdorën rregullin prej 5 sekonda për t’i dhënë zgjidhje problemeve të tyre.

Mel tregon sesi e krijoi “The 5 Second Rule” në një periudhë të errët kur jeta, martesa, karriera, ana financiare dhe vetëvlerësimi i saj ishin të rënë përtokë.

Problemet e mia më dukeshin kaq të mëdha saqë luftoja çdo mëngjes thjeshtë të çohesha nga krevati. Dhe kështu filloi rregulli, e krijova të më ndihmonte të thyeja zakonin e lënies së gjërave mënjanë. Kur e përdora rregullin për herë të parë, m’u duk budallallëk. As që ia kisha idenë se kisha krijuar një teknikë të fuqishme, e cila do të më ndryshonte tërësisht jetën, punën dhe sensin e qënies sime.”

Rregulli punon vetëm për diçka – TY! Sesi të disiplinosh veten për të bërë gjërat që do dhe të bëhesh njeriu që gjithmonë ke dashur të jesh. Fillo të numërosh mbrapsht. 5-4-3-2-1 dhe ja! Numërimi do të të ndihmojë të fokusohesh tek qëllimi dhe të shpërqëndrohesh nga shqetësimet dhe mendimet që ke në kokë. Rregulli nuk i bën gjërat më të thjeshta, ai i bën ato të ndodhin.

Pse 5-4-3-2-1 dhe jo 1-2-3-4-5 ? Sepse numërimi para 1-2-3-4-5 instiktivisht e shtyn mendjen tonë të pasigurtë ndaj diçkaje, të vazhdojë numërimin 6-7-8-9 … ndërsa numërimi mbrapsht ka një cak përfundimi 5-4-3-2-1 dhe: vepro! Ti mund të jesh problemi dhe në 5 sekonda mund ta shtysh veten të jesh zgjidhja.

Ja disa shembuj për çfarë mund të përdoret rregulli:

  • Për të ndryshuar sjelljen tënde.
  • Për të vepruar çdo ditë me kurajo.
  • Për të kontrolluar mendimet e tua.
  • Për të bërë diçka ndryshe.
  • Dhe së fundi edhe për të shtyrë veten për t’u çuar nga krevati, kur e ndjeni të nevojshme.