Kompania e specializuar në fushën e farmaceutikës “CFO Pharma”, e cila operon në tregun e Shqipërisë dhe atë të Kosovës është vlerësuar si biznesi më i mirë i vitit nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Nadir Causholli, drejtues i kompanisë u shpreh entuziast dhe theksoi besimin se ky është rezultat i një punë të madhe të stafit të tij. Drejtuesi i kompanisë tregoi se, “kompania operon në treg prej 15 vitesh dhe po bëhet punë maksimale për të ofruar standardet më të larta në këtë treg dhe për të sjellë standardin më të lartë të barnave europiane”.
Përfaqësuesi të qeverisë, si zv.kryeministrja Senida Mesi dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, theksuan në takimin me përfaqësues biznesi se sipërmarrja është promotore e zhillimit të ekonomisë dhe teknologjisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.