Biznesi i vogël nuk do të paguajë as tatim-fitim as TVSH

Biznesi i vogël nuk do të paguajë as tatim-fitim as TVSH

Biznesi i vogël

Kryeministri Rama në një konferencë me ministren e Financave, Anila Denaj dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj deklaroi për mediat se nga miratimi i vendimit për heqjen e tatimfitimit për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë, përfiton 77% e sipërmarrjes në vend.

Nga 1 janari 2021 biznesi me xhiro deri në 14 milionë lekë përjashtohet nga tatimfitimi.

“Në Kuvend kaluam masën e cila është unikale në rajon dhe përkon me zotimin tonë për të mbështetur fuqimisht ata që krijojnë punë për vetë dhe të tjerët.

Lexoni: Kosova dhe Japonia do të mbajnë konferencë të përbashkët ekonomike

Sot me vendim të Kuvendit, bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë nuk do të paguajnë tatimfitim. Bizneset me xhiro deri 10 milionë lekë nuk do të paguajnë as TVSH. Heqja e tatimfitimit është masë nxitëse për punësimin te biznesi i vogël.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0