Biznesi i vogël i drejton 5 kërkesa qeverisë

Biznesi i vogël i drejton 5 kërkesa qeverisë

Biznesi i vogël

Shoqata e biznesit të vogël në Tiranë i ka kërkuar qeverisë të plotësojë 5 kërkesa për përballimin e gjendjes së rëndë financiare.

Kryetari i Shoqatës së Biznesit të Vogël Tiranë, Shpëtim Agolli në një konferencë për shtyp, paraqiti këto kërkesa:

  1. të merren masat për 6 muaj për rritjen e investimeve;
  2. Të përgjysmohen taksat dhe tarifat vendore;
  3. Të kompensohen faturat elektrike dhe të ujit për bizneset që u dëmtuan;
  4. Të falen detyrimet tatimore dhe doganore;
  5. Për 6 muaj biznesi të marrë një bonus prej 1200 euro.

Sipas shoqatës së biznesit, “120 mijë punonjës janë të papunë dhe paketat e qeverisë ishin të paplota”.

Ndërsa për ligjin e ri të miratuar nga qeveria për uljen e pragut të TVSH dhe zerimin e taksave, kryetari i shoqatës u shpreh se “qeveria krijon mosbesim dhe konfuzion, ligji i ri për përjashtimin e tvsh dhe zerimin e taksës, duket se lehtëson biznesin por nuk tregon se si qeveria do të krijojë të ardhura nga kjo lehtësi fiskale”.

Problematikat në biznes për shkak të pandemisë COVID-19 dhe rënies së të adhurave, i ka vënë në dukje edhe nënkryetari i shoqatës së biznesit, Bujar Muço. Ai tha se vetëm një pjesë e vogël e biznesit gjeti zgjidhje nga plani i ndihmës nga qeveria, ndërsa bizneseve iu nevojitet një paketë e tretë ndihme.

“Jemi në krizë konsumi dhe besimi. Tregtia ka rënë me 60%. Borxhi publik ka arritur në 90%. Bizneset kërkojnë një paketë të tretë për masa lehtësuese në planin financiar në 6 muaj, stabilizim të kërkesës konsumatore, transparencë për realizimin e të ardhurave nga biznesi,qeveria të konsultohet me gupet e interesit për nismat ligjore”, tha Muça.

Në një komunikim me sipërmarrësit e vegjël, ata kujtuan se kryeministri Edi Rama tha se për momentin qeveria nuk ka në plan një paketë të tretë ndihme për bizneset. Kjo për shkak se po punohet me projekte të tjera, si rindërtimi. Një paketë e tretë ndihme, sipas Ramës do të vijë vetëm në rast të një mbyllje tjetër totale, gjë që për momentin nuk shihet në horizont.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0