Biznesi amerikan rrit besimin në ekonominë shqiptare - Business Magazine Albania

Biznesi amerikan rrit besimin në ekonominë shqiptare


Indeksin e Besimit të Biznesit publikuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, flet për një përmirësim të besimit në përgjithësi. Ky është një perceptim ndryshe nga sipërmarrja gjermane në Shqipëri, e madje ndryshe edhe nga perceptimi i sipërmarrësve të Dhomës Amerikane një vit më parë.

Vitin e kaluar, taksat ishin shqetësimi kryesor i biznesit. Ky tregues ka shënuar përmirësim. Në anketën e fundit, notën më të dobët amerikanët e japin për ecurinë e ekonomisë, e cila nuk ka qenë pozitive.

Në këtë pikë, shqetësim është tek monopoli dhe konkurrenca e pandershme. Klima e brendshme politike shfaqet për herë të parë mes shqetësimeve.

Mark Crowford, drejtues i Dhomës Amerikane, tha se është përmirësuar dukshëm niveli i taksave, janë ulur burokracitë dhe ekonomia informale. Ndërsa Zv.Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Daniel Koski, tha se korrupsioni në porte dhe kontrolle kufitare në Shqipëri është ndër faktorët më problematikë për investitorët e huaj.

Sipas tij, SHBA-të kanë besim që Reforma në Drejtësi do të krijojë një klimë biznesi të drejtë, transparente dhe të parashikueshme, të lirë nga korrupsioni.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0