Bizneset startup, së shpejti me një ligj të dedikuar për ta - Business Magazine Albania

Bizneset startup, së shpejti me një ligj të dedikuar për ta


Komuniteti i startup-eve në Shqipëri, pritet të ketë së shpejti një ligj dedikuar sipërmarrjes startup. Ministri i Sipërmarrjes Eduard Shalsi ka bërë të ditur, se në bashkëpunim me GIZ, Qeveria shqiptare po përgatit një ligj të ri për sipërmarrjet “Startup”.

Shalsi tha në mediat sociale se, “ndihem shumë i kënaqur që po bashkëpunojmë me GIZ-in për një ligj të ri lidhur me startup-et. Sot përcaktuam hapat e procesit dhe me të përgatitur draftin do të jemi të hapur për komente, vërejtje apo sugjerime. Ligji për startup-et është një domosdoshmëri për stadin aktual dhe vizionin e së ardhmes”.

Komuniteti i startup-eve në Shqipëri ka marrë një zhvillim të dukshëm kryesisht vitet e fundit.

Disa inkubatorë, por edhe aktorë në treg, po nxisin idetë e reja të biznesit.

Startup Grind Tirana është një nga eventet më dinamike në Kryeqytet, ky sipërmarrësit e rinj mund të frymëzohen e të mësojnë nga historitë e sipërmarrësve që ia kanë dalë. Përmes networking, eventi ofron edhe një mundësi të mirë për shkëmbim idesh dhe bashkëpunime mes startup-eve të reja.

Aktorë të tjerë po mbështesin krijimin dhe forcimin e ideve të biznesit përmes trajnimeve. IDEA, është një nga programet më të gjera në vend me trajnimin këtë vit të rreth 600 të rinjve të interesuar në fushën e sipërmarrjes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0