Bien nga sistemi Facebook dhe Instagram, në shumë vende të botës
Përditësuar së fundmi: 28/11/2019

Bien nga sistemi Facebook dhe Instagram, në shumë vende të botës

Share
nga Eridon Elshani
Nën 28, 2019
-Manages Business Mag Kosovo
lexo me teper >

Dy platformat sociale Instagram dhe Facebook po përjetojnë ndërprerje të mëdha, me mijëra përdorues të aplikacioneve që pretendojnë se nuk janë në gjendje të rifreskojnë kryefaqet ose të postojnë foto dhe video.

Instagram, i cili është në pronësi të Facebook ka përjetuar probleme që prej orës dy të ditës (GMT), sipas Downdetector, i cili monitoron ndërprerjet në internet.

Harta e ndërprerjeve të Downdetector tregon se përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar, Bregu Lindor i Shteteve të Bashkuara dhe Brazili janë më të prekurit. Por, problemi është ndjerë edhe në Kosovë, me përdorues që janë ankuar për probleme të njëjta.

Lexoni gjithashtu:

Trump u takua me Mark Zuckerberg fshehtas në tetor

Shumica e përdoruesve raportuan probleme me krye-faqe, ndërsa të tjerët po përjetojnë gjithashtu probleme me hyrjen në aplikacion dhe qasjen në funksionin Stories.

Aplikacionet e Facebook dhe Facebook Messenger filluan të përjetojnë probleme në të njëjtën kohë – megjithëse problemet duket se janë më pak të përhapura.

Përdoruesit e Facebook janë duke u ankuar se nuk janë në gjendje të hynë dhe se nuk mund të ngarkojnë fotografi, me disa që raportojnë ‘ndërprerje totale’.

Techcrunch



Evente