Bien interesat e kredive. Kushtet e financimit drejt shtrëngimit - Business Magazine Albania

Bien interesat e kredive. Kushtet e financimit drejt shtrëngimit


Edhe pse bankat po shtrengojnë kushtet për të dhënë kredi interest e huave janë në rënie. Sipas të dhënave të Bankës së shqipërisë në mujain mars, interesi mesatar i huasë në lekë ishte 6.9% ose 2 pikë përqindje më pak se në fillim të vitit. Interesat në euro zbriten në 3.6%, rreth 0.6 pikë përqnidje më pak se në janar.

Ekspertët vlerësojnë se kjo është pasojë e ngërçit të krijuar tek vetë sipërmarrjet. Vrojtimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se bankat vijojnë të mbeten të kujdesshme në kreditim duke analizuar mirë klientët. Ndërkohë, pjesa më e madhe e sipërmarrjeve kanë pohuar në anketat e zhvilluara nga BSH, se pavarësisht interesit për të marrë hua dhe për të investuar, po rrinë larg bankave, pasi kanë marrë financime më parë dhe po shohin me prioritet shlyerjen e detyrimeve bankare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0