Bie produktiviteti, kompanitë shqiptare nuk investojnë në teknologji

Bie produktiviteti, kompanitë shqiptare nuk investojnë në teknologji


Sipërmarrësit në Shqipëri mund të thonë se nuk kanë fonde të mjaftueshme për të investuar në teknologji, por po të vlerësojnë me vëmendje sa u kushton mungesa e invesimit, nuk do ta mendonin dy herë. Të dhënat e Institutit të Statistikave, në anketën e fundit strukturore të ndërmarrjeve, tregojnë se produktiviteti në vend ka rënë për shkak të mungësës së përdorimit të teknologjisë.

Efektiviteti i fuqisë punëtore, ka shënuar një rënie gat 3% në 2016-ën, krahasuar me një vit më parë. Vlera e prodhimit për të punësuar, sipas INSTAT zbriti në 2,479 mijë lekë në 2016 nga 2,550 mijë lekë në 2015.

Investimi në teknologji po vlerësohet si çelësi i suksesit të sipërmarrjes. Siç ka raportuar shpesh Business Mag Albania, sipërmarrjet ndërkombëtare kanë nisur të përdorin Inteligjencën Artificiale në bizneset  e tyre, fjalën më të fundit të teknologjisë.

Nëse kjo do të ishte ende e tepërt për bizneset në Shqipëri, shqetësuese është niveli I ulët I investimeve edhe në pajisjet bazë të teknologjisë. Në vitin e fundit të vlerësuar nga INSTAT, bizneset shqiptare shtuan numrin e punonjësve, por siguruan më pak vlerë prodhimi në fund të vitit.

Ulja e produktivitetit është në e dukshme në industri të rëndësishme për vendin si, industria nxjerrëse, përpunuese dhe sektori i energjisë.

INSTAT vëren se në 5 sektorë kemi rënie të produktivitetit, ndërsa është rritur në 3 sektorë të tjerë, më së shumti në ndërtim.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0