BERZH: Linjë kredie 5 milionë Euro për efiçencën e energjisë në Kosovë

BERZH: Linjë kredie 5 milionë Euro për efiçencën e energjisë në Kosovë


Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) bën të ditur se do të financojë me 5 milionë Euro bankën TEB në Kosovë përmes Mekanizimit për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (Green Economy Financing Facility – GEFF) në Ballkanin Perëndimor, projekt që në total kap vlerën 85 milionë Euro.

Vlera e kredisë do të vendoset në dispozicion për kreditim të individëve, shoqatave të ndërtimit, prodhuesve dhe shitësve të teknologjive të gjelbëra, për investimet në teknologji që sigurojnë  efiçiencën e energjisë në banesa.

Me këtë financim, parashikohet të rritet 10% niveli i përdorimit të pajisjeve që sigurojnë një konsumk më të ulët energjie për ngrohje apo ftohje të ambientit të brendshëm.

Në përputhje me qasjen e BERZH për (Green Economy Transition – GET), kredia do të promovojë investime në ekonominë e gjelbër në sektorin rezidencial në Kosovë. Grantet dhe asistenca teknike në mbështetje të investimeve në teknologji të gjelbër do të ofrohen nga Bashkimi Evropian (BE), Ministria Federale e Financave e Austrisë dhe Fondi i Përbashkët Europian për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Kredia nga Banka do të shoqërohet gjithashtu me grante për asistencë teknike për mbështetjen e përgatitjes, implementimit dhe monitorimit të programit GEFF në gjashtë shtetet nënshkruese nga Ballkani Perëndimor.

Financimi i BERZH për ekonominë e gjelbër është rritur nga 2.8 miliardë Euro në vitin 2016 në 4.1 miliardë Euro në vitin 2017, me rritje 43 % të financimit të përgjithshëm. Para konkludimit të Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015, Banka ishte zotuar se deri në vitin 2020, 40% e financimit të saj do të shkojë për investime të gjelbra. Ky synim është arritur tri vite para afatit, sipas burimeve zyrtare të BERZH.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0