BERZH ka renditur tre, si prioritete kyçe, duke e vënë thelbin kryesisht te stabiliteti ekonomik që duhet të ruhet me përmbylljen e marrëveshjes me FMN-në:
Prioritetet e 2017-ës:
1.Stabiliteti makroekonomik duhet të ruhet me përfundimin e programit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Programi aktual “FMN Extended Fund Facility” i cili përfundon në fillim të 2017 ka qenë një ‘spirancë’ e rëndësishme për të përmirësuar performancën makroekonomike dhe fiskale të viteve të fundit. Përfitimet e realizuara brenda këtij programi duhet të ruhen me kujdes.
2.Të vazhdohet me reformën kundër informalitetit. Hapat e para të fushatës dhanë ndikim pozitiv duke rritur numrin e kompanive të reja të regjistruara, por nevojiten përpjekje të mëtejshme për të krijuar një mjedis të barabartë për bizneset e ligjshme.
3.Të rritet qasja komerciale në sektorin e energjisë. Kjo është e nevojshme për qëndrueshmërinë afatgjatë. Hapat për të reformuar kompanitë shtetërore të energjisë, KESH dhe OSHEE janë inkurajuese, por rruga përpara është sfiduese. Përmirësimet në qeverisjen e korporatave dhe efikasitetit operacional do të jetë thelbësore për respektimin e rregullave të Bashkimit Europian në sektorin e energjisë.
Burimi: monitor.al