Bëhu pjesë e fushatës së pastrimit të zonës tënde. AlbPastrim të mbështet  

Bëhu pjesë e fushatës së pastrimit të zonës tënde. AlbPastrim të mbështet  


Dita ndërkombëtare kushtuar pastrimit, ka nxitur një prej kompanive më të mëdha të pastrimit në vend të ndërmarrë një fushatë mbarëkombëtare.

AlbPastrim ka iniciuar nismën e pastrimit të ambientit, që synon të përfshijë shumë sipërmarrje e individë.  Me 21 Shtator, AlbPastrim, në bashkëpunim me AlbAcademy dhe AlbSolution, kanë vendosur të nisën pastrimin në Pezë e Madhe.

Kompania ju fton të bëheni pjesë e nismës, për t’u angazhuar në pastrimin e ambientit në zonën tuaj.

Valbona Begolli, themeluese e AlbPastrim thotë se, “Nisma synon në ndërgjegjesimin e sipërmarrjeve, punonjësve dhe qytetarëve për të mbajtur ambientin e pastër. Akti i thjeshtë i pastrimit duhet të bëhet një forcë që lidh së bashku njerëzit dhe grupet në bashkëpunim dhe ndërgjegjësim për një ambient më të pastër”.

Sipas saj, fuqia që jep bashkimi i njerëzve në të gjithë vendin mund të sigurojë arritje të pabesueshme. Thelbi qëndron në sensibilizim dhe bashkëpunim.

“Fushata starton në Pezë. Por, pjesë e nismën mund të bëhen sipërmarrje e organizata të ndryshme. Çdo nismë që do të shtrihet në zona të tjera, AlbPastrim e mbështet me qese dhe doreza”, tha Begolli.

Objektiv parësor është pastrimi i plazheve, lumenjve, pyejeve dhe rrugëve tona. Çdonjëri në planet, e quan shtëpi vendin e tij, ndaj duhet të përfshihemi dhe të kontribuojmë që shtëpinë ta bëjmë një vend më të mirë.

Sipërmarrësit apo indivitët e interesuar mund të kontaktojnë tina.arifaj@albpastrim.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0