BE shtyn afatin e mbylljes së kufijve për shkak të COVID-19

BE shtyn afatin e mbylljes së kufijve për shkak të COVID-19


Komisioni Europian ka ftuar të gjithë shtetet anëtare që të zgjasin edhe për 30 ditë të tjera mbylljen e kufijve, deri më datën 15 maj, për të evituar përhapjen e mëtejshme të COVID-19, për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Në njoftimin e publikuar nga Komisioni Europian thuhet se këto masa përbëjnë një aspekt thelbësor për kufizimin e përhapjes së pandemisë brenda dhe jashtë kufijve europianë.

Edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, me anë të një postimi në Twitter, ka shpjeguar se BE-ja po bën gjithçka për të mbrojtur qytetarët e vendeve anëtare, teksa janë hequr kufizimet për eksportet dhe është rritur prodhimi i medikamenteve thelbësore në luftën ndaj COVID-19.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar Bashkimin Europian që të mos ulë masat kufizuese, por të dyfishojë përpjekjet për të mposhtur virusin Covid-19.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0