BE premton 400 milionë euro për të nxitur Startup-et - Business Magazine Albania

BE premton 400 milionë euro për të nxitur Startup-et


Bashkimi Europian ka planifikuar të investojë një fond kapital prej 400 milionë eurosh (442 milionë $), që ka për qëllim të ndihmojë startup-et rajonale të rriten në mungesë të kapitalit të kufizuar për firma të tilla në Europë  në krahasim me Shtetet e Bashkuara.

BE-ja do të sigurojë 25% të kapitalit dhe fton investitorët privatë të investojnë tre herë më shumë fonde, e cila do të sjellë madhësinë e fondit deri në 1.6 miliardë euro, sipas Carlos Moedas, Komisionerit Europian për kërkim, shkencë dhe inovacion.

Moedas e dha këtë deklaratë gjatë “Web Summit” që po mbahet në Lisbonë, një nga shfaqjet më të mëdha të startupeve teknologjike në Europë.

“Në Europë ne kemi një problem – kompanitë janë krijuar dhe janë blerë më pas nga fondet e kapitaleve nga pjesë të tjera të botës”, u ka thënë Moedas gazetarëve. “Pra, ideja është për të krijuar një fond që i lejon ata jo vetëm të krijohen në Europë por edhe të qëndrojnë në Europë.”

Moedas tha se nuk ka mungesë të kompanive të reja të krijuara në Evropë, por problemi është që të rriten edhe më shumë, pas fazës fillestare.

Komisioni Evropian ftoi të gjithë menaxherët e fondeve për të aplikuar për të udhëhequr fondin e ri të kapitaleve. Afati i fundit i aplikimeve është 31 janar 2017.

Burimi: reuters.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0