BE përballet me një recesion më të thellë sesa pritej - Business Magazine Albania

BE përballet me një recesion më të thellë sesa pritej

Sipas një parashikimi ekonomik të përditësuar të Komisionit Evropian ekonomia e eurozonës do të bjerë  këtë vit në një recesion më të thellë nga sa mendohej fillimisht dhe rimëkëmbja në vitin 2021 do të jetë më pak e fuqishme. Në dokumentin në fjalë parashikohet që ekonomia e 19 vendeve që përdorin euron do të tkurret në vitin 2020 me 8.7%  para se të rikuperohet vitin e ardhshëm me 6.1%.

Për 27 vendet që përbëjnë BE-në, në vitin 2020 pritet një rënie prej 8.3%, pasuar nga një rritje prej 5.8% në vitin 2021. Kjo do të thotë që në vitin 2021 Evropa do të jetë akoma më keq sesa para shpërthimit global të COVID-19 që detyroi kombe në mbarë globin të merrnin masa kufizuese dhe ta reduktonin në mënyrë drastike tregtinë.

Në maj Komisioni kishte parashikuar për vitin 2020 një rënie të përgjithshme prej 7.7% dhe një rritje prej 6.3% për vitin e ardhshëm. “Ndikimi ekonomik i masave kufizuese është më i rëndë sesa prisnim fillimisht,” tha nënkryetari i Komisionit Valdis Dombrovskis në një deklaratë të lëshuar bashkë me parashikimet e përditësuara.

Dallime drastike midis vendeve të BE-së

“Parashikimi i verës tregon, para së gjithash, se rruga për rikuperim është akoma e shoqëruar me pasiguri,” tha komisioneri i BE-së për ekonominë Paolo Gentiloni në një konferencë për shtyp në Bruksel. “Dallimet që priteshin midis vendeve anëtare janë bërë gjithashtu më  mëdha.”

Ekonomitë e Francës, të Italisë dhe të Spanjës pritet të tkurren me mbi 10% para se të shënojnë një rimëkëmbje të pjesshme vitin e ardhshëm. Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, duket se do të pësojë një tkurrje relativisht të butë prej 6.3% këtë vit pasuar nga një rritje prej 5.3% në vitin 2021.

Holanda dhe Polonia gjithashtu parashikohet të kenë tkurrje më pak ekstreme, thuhet në raport. “Përgjigja e politikave në të gjithë Evropën ka ndihmuar në zbutjen e goditjes për qytetarët tanë, megjithatë kjo mbetet një histori e rritjes së divergjencës, të pabarazisë dhe të pasigurisë,” tha Gentiloni.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0