BE miraton grantin 100 milionë euro për pasojat e tërmetit

BE miraton grantin 100 milionë euro për pasojat e tërmetit


Me gjithë krizën e rëndë që ka shkaktuar pandemia e COVID-19 dhe pavarësisht përqendrimit të të gjithë vëmendjes në masat për luftën ndaj virusit, Bashkimi Europian ka mbajtur fjalën për lëvrimin e grantit prej 100 milionë eurosh ndaj Shqipërisë, të premtuara gjatë konferencës ndërkombëtare të donatorëve për rindërtimin në vend pas tërmetit.

Lajmi u bë i ditur sot nga Këshilli i BE-së, pas miratimit të ndryshimeve të buxhetit të BE-së për vitin 2020, amendim që përfshin dhe ndihmën për Shqipërinë. Kjo shumë, veçse një pjesë e mbi 1.15 miliardë eurove të premtuara, pritet të shkojë për rindërtimin dhe rehabilitimin e ndërtesave kyçe publike, si dhe për mbështetjen ndaj ringritjes së bizneseve.

Shuma për Shqipërinë u miratua bashkë me paketën e përgjigjes së BE-së ndaj krizës së shkaktuar nga përhapja e Covid-19 dhe ndihmën ndaj Greqisë për situatën me emigrantët. Nga paketa e përgjithshme prej 3.5 miliardë euro, 3.1 miliardë euro do të përdoren për mbështetjen e vendeve të BE-së në luftën kundër virusit, prokurimin dhe shpërndarjen e furnizimeve dhe pajisjeve mjekësore në vendet e BE-së, transportin e pacientëve në spitalet përtej kufinjve kombëtarë, zhvillimin e mjekimeve dhe metodave të testimit, dhe financimin e riatdhesimit të qytetarëve evropianë. 350 milionë euro shkojnë për të ndihmuar Greqinë t’i përgjigjet presionit në rritje të migrimit. Dhe 100 million për rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit.

Më 17 shkurt, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen nënshkruan marrëveshjen për dhurimin e 115 milionë eurove në ndihmë të procesit të rindërtimit pas tërmetit.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shënoi nisjen e Konferencës së Donatorëve për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e faturës së dëmeve të tërmetit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0