BE: Me sistemin ETIAS nuk ka rikthim vizash për Shqipërinë - Business Magazine Albania

BE: Me sistemin ETIAS nuk ka rikthim vizash për Shqipërinë

Përmes sistemit Etias, Bashkimi Europian nuk rikthen vizat me Shqipërinë. Në një intervistë për Tv Klan, përfaqësuesi i delegacionit të bashkimit europian në Tiranë, Sylvain Gambert thotë se ky sistem online do nuk do të aplikohet vetëm për Shqipërinë por për 62 vende që kanë liberalizim vizash. “Jo nuk ka kthim në sistem vizash, me sistemin Etias nuk do të thotë aplikim për vizë. Pra flasim për ato vende si Shqipëria të cilat u është dhënë regjimi i liberalizimit të vizave. Pra vende që nuk kanë nevojë për viza për të udhëtuar në Bashkimin Europian. Ne për dy muaj do të festojmë edhe 10-vjetorin e procesit të liberalizimit të vizave mes BE dhe Shqipërisë. Pra edhe njëherë, nuk sjell ndryshim për vizat sistemi Etias. Liberalizmi i vizave është për 62 shtete që u është lejuar regjimi pa viza. Sistemi Etias do të aplikohet për të 62 shtetet përfshirë Shqipërinë. Pra të gjithë qytetarët që vijnë nga këto vende do të duhet të japin informacion paraprak përpara udhëtimit të tyre”, shprehet përfaqësuesi i BE. Përpara se të udhëtojnë qytetarët shqiptarë duhet të aplikojnë online dy javë para në sistemin ETIAS ku duhet të japin të dhënat e tyre dhe numrin e pasaportës. Gambert thotë se deri më tani kjo procedurë kryhej në momentin që vulosej pasaporta dhe se sistemi i ri shkurton kohë dhe lehtëson udhëtimin.

“Përkundrazi përgjigjja është që kjo gjë do të lehtësojë udhëtimin ky autorizim është i vlefshëm për tre vjet brenda kësaj periudhe tre vjeçare, brenda rregullave të sistemit të liberalizimit të vizave, pra qëndrimi maksimal prej 90 ditësh, mund të udhëtosh për një periudhë tre vjetore duke patur parasysh, që jo çdo herë që udhëton duhet të kesh këtë autorizim, por ketë e ke për tre vjet”, shtoi ai.

Por përse u ndërmor ky vendim?

“Ajo që dëshirojmë që ne të kemi në të ardhmen është që me pasaportën që secili prej nesh ka, do të hyjë në sistemin më parë, me nr e pasaportës me të gjitha të dhënat. Ky informacion jepet paraprakisht përpara se të udhëtojnë individët. Dhe kjo është shumë e rëndësishme së pari për BE për sigurinë e personave që do të udhëtojnë dhe për të gjithë kufijtë e Bashkimit Europian. Dhe çështje të sigurisë që lidhen me të”. Nëse një personi i refuzohet kërkesa online, Gambert thotë se ende nuk është përcaktuar se kur duhet të ri aplikoj. Por nëse një person ka probleme me drejtësinë në vendet e BE, atëherë aplikimi do të refuzohet, për të gjitha rastet e tjera nuk do të ketë refuzime. Sistemi Etias pritet të hyjë në fuqi në fund të vitit 2022.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0